KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqip e anglisht, Murati i kundërpërgjigjet Abdixhikut për Trustin: Lumir, google is your friend
Politikë

Shqip e anglisht, Murati i kundërpërgjigjet Abdixhikut për Trustin: Lumir, google is your friend

Kosova News
Kosova News 21:21 -24/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u është kundërpërgjigjur kritikave të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, sa i përket përformancës së Trustit.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot është 36 milionë euro, ndërsa “Qeveria nuk gjenë as brengën as kohën të caktojë një bord”.

Murati ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se përformanca e Trustit për këtë vit është -1%, teksa vitin e kaluar, kur Trusti kishte bord, ishe -5.5%.

“Por çdokush që merr pak erë në këtë fushë e din se performanca në afatshkurtë është më tepër rezultat i luhatjeve në treg, sesa që është rezultat i vendimmarrjes apo mosvendimmarrjes së bordit” ka shkruar mes të tjerash Murati në Facebook.

- Reklamë -

Ky është reagimi i plotë i tij: 

Tell me you know nothing about financial markets, without telling me you know nothing about financial markets, Lumir. 

Çmimi për njësi është 1.61 euro, dhe performanca e Trustit për vitin 2023 është -1%.

Vitin e kaluar kur kishte bord, performanca e Trustit ishte -5.5%.

Normalisht që nëse dikush e shikon në afatshkurtë, kështu siç po bën deputeti Abdixhiku, edhe mund të vijë në përfundim se, me bord performanca është gati 5-fish më e dobët sesa pa bord.

Por çdokush që merr pak erë në këtë fushë e din se performanca në afatshkurtë është më tepër rezultat i luhatjeve në treg, sesa që është rezultat i vendimmarrjes apo mosvendimmarrjes së bordit. 

Sot e dëgjova edhe deputetin Hoti, bashkëpartiakun e Abdixhikut, teksa tha që po të kishte bord Trusti, ata do të vendosnin që ti tërheqin mjetet e investuara nga bankat që kanë falimentuar.

Mirëpo me gjasë nuk e kishte njoftuar askush deputetin Hoti, e me gjasë as Abdixhikun, që vlera e aksioneve të një biznesi që falimenton në bursë (stock exchange) shkon në 0, dhe s’ka çka shitet aty. Pra, edhe me bord, nuk ka ndonjë vendimmarrje që do të ndryshonte diçka në një situatë të tillë.

Qëllimi i fondeve pensionale si Trusti është që mjetet t’i investojë në mënyrë të diversifikuar, pra sa më të shpërndarë, dhe me horizont afatgjatë investimi me 10 vite+. Dhe luhatjet prej 1% sikur kjo për këta 3 muaj të këtij viti mund të ndodhin edhe në baza ditore, për shkak se ka luhatje në tregje finacniare, e jo sepse bordi ka marrë apo nuk ka marrë vendim.

Aktualisht, Trusti ka mbi 580 milionë euro të investuara në Kosovë, pra 450 milionë euro në bono thesari të Kosovës dhe 130 milionë tjera në depozita bankare, ndërsa pjesa tjetër është e investuar në fonde investive ose edhe ETF (Exchange Traded Funds), të cilat kanë menaxherë të investimeve dhe përshtasin portfoliot investive (shesin e blejnë) në baza ditore.

Prandaj, edhe pretendimi se mjetet e Trustit janë pa menaxhim, është i pavërtetë.

Sipas drejtorit të Trustit, vetëm 2% e mjeteve janë të painvestuara aktualisht, gjë që është plotësisht normale për një fond pensional.

Nga deputeti Abdixhiku, së paku kam pritur që ka më shumë njohuri për këtë fushë sesa garda e vjetër e ekonomistëve në LDK. Dhe së paku të kursente sulmet politike mbi një institucion siç është Trusti. Por kjo veç e konfirmon që as ky nuk dallon shumë nga “ekonomistët e LDK-së”.

PS. Lumir, google is your friend. Mund t’ia fillosh me këtë:

“timing the market vs time in the market”

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 24/03/2023 24/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?