KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqetësime për zgjerimin e konfliktit Izrael-Hamas
Botë

Shqetësime për zgjerimin e konfliktit Izrael-Hamas

Kosova News
Kosova News 17:13 -14/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

100 ditë nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, nuk ka shenja se konfliktit po i afrohet fundi, madje ka shqetësime se ai mund të shtrihet edhe më gjerë në Lindjen e Mesme. Lufta filloi pasi persona të armatosur të grupit militant Hamas u futën në Izrael dhe kryen sulmin më vdekjeprurës në historinë e këtij vendi. Më pas Tel Avivi u kundërpërgjigj duke bombarduar dhe nisur një sulm tokësor në Gazë.

Gjithçka nisi pasi persona të armatosur të grupit militant u futën në Izrael dhe kryen sulmin më vdekjeprurës në historinë e këtij vendi. Ky sulm e kapi ushtrinë dhe shërbimet e sigurisë së Izraelit plotësisht të papërgatitur duke rritur frikën për pasigurinë në vend, ndërsa dolën në pah detajet e masakrës nga militantët e Hamasit.

Sulmi vrau më shumë se 1200 njerëz, humbja më e madhe e jetëve në një ditë që nga themelimi i shtetit të Izraelit, në vitin 1948.

Përgjigja izraelite ishte e menjëhershme, duke filluar me bombardime sistematike ajrore dhe pasuar nga një ndërhyrje tokësore që së bashku kanë shkatërruar Gazën dhe kanë detyruar pothuajse 2 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Pothuajse 24 mijë palestinezë janë vrarë dhe 60 mijë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Tre muaj më vonë, trupat izraelite janë ende duke luftuar me militantët e Hamasit në rrënojat e Gazës dhe po kërkojnë për arkitektët e sulmit të tetorit, si Jahya Sinwar, udhëheqësi i Hamasit në Gazë dhe Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak i lëvizjes.

Shumica e spitaleve të Gazës janë shkatërruar, uria është një kërcënim në rritje dhe një krizë e tmerrshme humanitare kërcënon të përfundojë duke vrarë edhe banorë se ushtria izraelite.

Familjet e pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës filluan një tubim 24-orësh në Tel Aviv të shtunën mbrëma, duke i bërë thirrje qeverisë që të punojë më shumë për të kthyer në shtëpi të dashurit e tyre.

Mijëra njerëz u derdhën në “Sheshin e pengjeve” në Tel Aviv, një shesh qendror përballë Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit që ka shërbyer si një pikë grumbullimi për aktivistët.

Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi të përkohshëm në nëntor, por 132 janë ende në Gazë.

“Në Gazë janë ende 136 pengje. Ne po i presim të gjithë, çdo minutë, çdo sekondë. Ata u rrëmbyen sepse dështoi shteti, sepse dështuam ne dhe tani ne shteti duhet të bëjmë gjithçka, gjithçka, për t’i liruar”, thotë Eyal Waldman, babai i Danielle, një vajze që u vra në një festival muzikor në Izrael gjatë sulmit të Hamasit.

Të tjerë protestues bënë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Izrael dhe bllokuan një autostradë kryesore të Tel Avivit, duke u përleshur me policinë që arrestoi dhe u përpoq të zmbrapste turmën. Protestues të tjerë u mblodhën pranë rezidencës private të kryeministrit Benjamin Netanyahu duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

Njëqind ditë pas sulmit të Hamasit në Izrael, tani Gaza është kthyer në një gërmadhë. Pamjet me dron të xhiruara gjatë ditëve të fundit tregojnë përmasat e shkatërrimit në këtë territor.

Për 64-vjeçaren, Shahinaz Bakr dhe familjen e saj, shtëpia këto ditë është një kamp i improvizuar me tenda në Rafah. Për rreth 2.3 milionë njerëz në Gaza, jeta është kthyer në një makth.

“Ne jemi zhvendosur nga një vend në tjetrin. Nuk e di ku janë djemtë, vëllezërit e mi, apo familja ime. Nuk mund të komunikoj me askënd. Nuk di asgjë për askënd, por ne jemi këtu, në kërkim të diçkaje për të ngrënë dhe për të pirë,” thotë Bakr në çadrën e saj të cilën e ndan me vajzën Heba, 32 vjeçe dhe katër nipërit e mbesat.

Heba është shtatzënë në muajin e gjashtë dhe ajo është e tmerruar për të ardhmen e fëmijës së saj të palindur.

“Nuk e di se si është gjendja e foshnjës sime, nuk di asgjë. Nuk e di se ku do të lind, si do të më trajtojnë kur të lind”, thotë ajo.

Përpjekjet për të rënë dakord për një armëpushim deri më tani kanë dështuar dhe askush nuk e di fundin e këtij konflikti. Në të gjithë botën arabe, ka pasur zemërim për vrasjet dhe shkatërrimin e Gazës. Edhe Uashingtoni, aleati më i afërt i Izraelit, ka kërkuar përmbajtje.

Ndërkohë Afrika e Jugut ka ngritur një çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke akuzuar Izraelin për gjenocid, një akuzë që Tel Avivi e hedh poshtë si të pabazuar në fakte.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera kanë bërë thirrje për një ringjallje të një procesi për krijimin e një shteti të pavarur palestinez pas luftës, por qeveria e djathtë e kryeministrit Benjamin Netanyahu deri më tani nuk është përgjigjur.

Po ashtu në lojë tani janë futur edhe dy grupet e tjera militante, Hezbollahu në Liban dhe Huthi në Jemen. Të dyja këto grupe kanë mbështetjen e Iranit, një armik i betuar ndaj Izraelit. Po ashtu në lojë është dhe e ardhmja politike e kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu që varet nga rezultati i luftës.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 14/01/2024 14/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?