Një kazan i Bllokut A4 në Termocentralin Kosova A raportohet se ka shpërthyer mbrëmë. Ka qenë deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili ka njoftuar për këtë shpërthim.
“Eksplodim i kazanit ‘bojleri i Albinit’, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, ka shkruar ai në Facebook, teksa ka publikuar një video nga zjarri i këtij kazani.
Megjithatë, punonjës të KEK-ut i thanë se shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të termocentralit dhe ka qenë i vogël.
Deri më tash as nga Policia e Kosovës dhe as nga menaxhmenti i KEK-ut nuk janë deklaruar lidhur me këtë rast.


