Pak më parë ka shpërthyer një zjarr i madh në Kçiq të Mitrovicës.
KosovaNews ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në të cilat shihet se zjarri ka kapluar një pjesë të atij vendi.
KosovaNews do t’iu mbajë të informuar për më shumë detaje të reja rreth këtij rasti.
Theksojmë se Policia e Kosovës është duke vazhduar me aktivitetet e saja në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë në veri si dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh.




