KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpërthen dhuna në Ekuador, përfshirë në transmetim direkt në TV
Botë

Shpërthen dhuna në Ekuador, përfshirë në transmetim direkt në TV

Kosova News
Kosova News 10:01 -10/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ekuadori e përjetoi një valë të dhunës të martën, përfshirë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion nga burra të armatosur, gjë që e shtyu presidentin e vendit Daniel Noboa t’i shpallë organizata terroriste 22 grupe kriminelësh.

Policia ekuadoriane i arrestoi 13 burrat e armatosur të cilët e pushtuan kanalin televiziv TC gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, disa oficerë të policisë u morën peng dhe u raportua për disa shpërthime në pjesë të ndryshme të vendit.

Noboa, i cili e mori pushtetin në nëntor duke u zotuar se do ta ndalte dhunën e shkaktuar nga tregtia e drogës, shpalli gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore të hënën, si përgjigje ndaj dhunës në burgje, ku rojet e burgut janë marrë peng nga të burgosurit – dhe pas ikjes së papritur nga burgu të liderit të grupit kriminal Los Choneros, Adolfo Macias, të dielën.

Së paku 10 njerëz janë vrarë prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të hënën në Ekuador.

Forcat e sigurisë duke patrulluar në Quito, pas shpërthimit të dhunës në Ekuador, 9 janar 2024.

Noboa e pranoi të martën se në Ekuador po zhvillohet “një konflikt i armatosur i brendshëm” dh i shpalli 22 grupe kriminale si organizata terroriste, përfshirë edhe grupin Los Choneros.

Qeveria tha se dhuna ka shpërthyer si pasojë e planeve të Noboas për ta ndërtuar një burg të ri të sigurisë së lartë dhe për t’i zhvendosur atje liderët e burgosur të grupeve kriminale.

“Ngjarjet e sotme tregojnë se veprimet dhe vendimet e Qeverisë kombëtare janë duke ndikuar rëndë ndaj strukturave kriminale, dhe si përgjigje ata e kanë shkaktuar një valë të dhunës për ta frikësuar popullin”, tha admirali Jaime Vela, i cili e udhëheq komandën e përbashkët të Forcave të Armatosura të Ekuadorit, shkruan REL.

Të gjitha grupet e përmendura në dekretin e Noboas tani janë cak i ushtrisë ekuadoriane, tha Vela.

Zhvendosja nëpër burgje e liderëve të mëdhenj ka nxitur dhunë historikisht. Qindra të burgosur janë vrarë në vitet e fundit.

Disa ekuadorianë kanë filluar të dyshojnë në përpjekjet e Noboas për ta vënë nën kontroll dhunën.

Vdekjet si pasojë e dhunës në gjithë vendin u rritën në 8.008 në vitin 2023, tha Qeveria, gati dyfish më shumë se numri prej mbi 4.500 në vitin 2022.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 10/01/2024 10/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?