KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpërndau fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, arrestohet i dyshuari
Siguri

Shpërndau fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, arrestohet i dyshuari

Kosova News
Kosova News 11:48 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që shpërndau fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve përmes interneti.

Të  dyshuarit i është sekuestruar telefoni celular, ndërkaq Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe raportim të rasteve të tilla.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Shpërndau fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve përmes interneti, arrestohet i dyshuari dhe i sekuestrohet telefoni celular, Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe raportim të rasteve të tilla

Prishtinë, 16 gusht 2022

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dje më datë 15.08.2022 ka identifikuar të dyshuarin i cili ka poseduar disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit Wahtsapp. Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer  veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” përcaktuar sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari mashkull (1988) është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore, 

Kjo dukuri negative e shfaqur në vendin tonë dhe më gjerë, e cila ka të bëj me materialet me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në internet është tepër shqetësuese. Persona të ndryshëm, kryesisht të moshave të reja, i shpërndajnë këto materiale që përmbajnë video dhe fotografi ku abuzohen seksualisht fëmijët e paidentifikuar. Këto fotografi dhe video i shpërndajnë përmes rrjeteve të ndryshme sociale (Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok etj.). Kjo dukuri është mjaft shqetësuese për vet faktin se kemi të bëjmë me shtresën më të ndjeshme të shoqërisë. Gjithashtu, një gjë e tillë i ri-viktimizon të gjithë ata fëmijë të abuzuar, edhe pse të paidentifikuar. 

Një veprim i tillë është i sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës ku dënimi është nga një (1) vit burg deri në pesëmbëdhjete (15) vite, varësisht nga forma e kryerjes së veprës penale. Kjo nënkupton që veprimet si:

• kushdo që prodhon video apo fotografi duke abuzuar seksualisht fëmijët ose përdor apo përfshin fëmijën për krijimin ose për prodhimin e shfaqjeve të gjalla, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

• kushdo që shet, shpërndan, promovon, shfaq, transmeton, ofron ose e vë në dispozicion videot apo fotografitë duke u abuzuar seksualisht fëmijët, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.

• kushdo që siguron për vetveten apo personin tjetër ose posedon video apo fotografi duke abuzuar seksualisht fëmijët, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

• Gjithashtu, edhe tentativa për të kryer vepër penale nga ky nen është e dënueshme.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit në vazhdimësi janë duke marrë veprimet e nevojshme për trajtimin e kësaj dukurie. Njëkohësisht, Policia e Kosovës bashkëpunon edhe me mekanizmat relevant ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie mjaft shqetësuese.

Shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj komunikate t’u bëjmë thirrje në radhë të parë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike. Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të raportojnë secilin rast të tillë sepse në këtë mënyrë i mbrojmë fëmijët nga një dukuri e tillë.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?