Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy persona.
Bulliqi është shprehur i tronditur nga lajmi, dhe ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, shkruan KosovaNews.
Postimi i plotë:
Të tronditur morëm lajmin për aksidentin tragjik në orët e hershme të mëngjesit ku humbën jetën dy persona.
Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet, miqtë dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarëve iu uroj shërim të shpejtë.