KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpaloset një pjesë e deklaratës së Thaçit në Gjykatë Speciale për komunikatën 59 dhe Behajdin Hallaqin
Siguri

Shpaloset një pjesë e deklaratës së Thaçit në Gjykatë Speciale për komunikatën 59 dhe Behajdin Hallaqin

Kosova News
Kosova News 22:17 -23/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një pjesë e deklaratës të ish-presidentit Hashim Thaçi dhënë Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me komunikatën 59 dhe vrasjen e Abedin Hallaqit është shpalosur në shqyrtimin kryesor në Dhomat e Specializuara ku ka dëshmuar dëshmitari Fadil Geci. Anëtari i trupit gjykues në rastin më të madh të Speciales, Guenael Mettraux, i ka parashtruar disa pyetje të gjata dëshmitarit Geci lidhur me deklarimin e Thaçit pranë ZPS-së. Komunikata e 59-të e UÇK-së e etiketon si tradhtar vëllain e dëshmitarit, Gani Gecin, pas vrasjes së luftëtarit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur si Sandokani. E Behajdin Hallaqi, ish-anëtar i LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës), është i zhdukur që nga qershori i 98-tës dhe është përmendur përgjatë seancave të Speciales.

Gjyqtari Guenael Mettraux: Z. Thaçi jep një përgjigje për prokurorinë dhe pjesa e parë të cilën dua t’ua tregoj fillon në rreshtin 20 të kësaj faqeje. Z. Thaçi thotë se çështja e z. Hallaqi është bërë politike dhe është përdorur për motive të caktuara politike dhe qëllime të caktuara politike, nga të njëjtit njerëz që janë marrë me komunikatën 59… E shihni këtë pjesën dëshmitar?… Do të vazhdoj më tej që ta keni të gjithë citatin. Ai thotë që “unë jam në dijeni që diçka është postuar në internet nga Rexhep Selimi, jam munduar të gjej evidencë të deklaratave të z. Selimi, çka deklaron në kohë të ndryshme me deklarime të ndryshme, por edhe të bashkëpunëtorëve të tij politilk që kanë bërë adresime politike kundër meje”. E shikon këtë dëshmitar?

Dëshmitari Fadil Geci: Po t’besoj shumë.

Guenael Mettraux: Pyetjen e parë e kam thjesht për sqarim. Ju apo anëtarë të tjerë të familjes suaj, a jeni bashkëpunëtor politikë të Rexhep Selimit me aq sa dini ju?

Dëshmitari Fadil Geci: Kurrë. Jemi kundërshtarë politikë në ekstrem.

Gjyqtari Guenael Mettraux: Më pas z. Thaçi thotë si më poshtë… “Me aprovimin dhe këshillën e ambasadorit Prosper dhe në konsultim me të jam munduar t’i gjej ato deklarata dhe të jem i lumtur që t’ia jap këto deklarata njërit prej përfaqësuesve tuaj në Prishtinë. Unë kam ose mund të kem vetëm një pjesë të asaj çka desha t’iu prezantoj në raport me deklarimet e zotriut. Sikurse e thashë, nuk po inkriminoj dhe nuk po akuzoj askënd, por dëshiroj që ju ta keni të qartë këtë çështje”

Për procesverbal për të qenë i qartë: për kë e keni fjalën? E keni fjalën për z. Selimi? Z. Thaçi thotë: po. “Sepse flet edhe për z. Hallaqi. Nuk flet por ka shkru dikun diçka dhe e di që jemi intervistu të dy në proces hetues në Prishtinë për këtë rast, për këtë çështje”.

Z. Thaçi regjistrohet të ketë thënë:

“Për të treguar karakterin e z. Selimi, do të doja t’iu dorëzoja këtë dëshmi sepse ndërlidhet edhe me 59-tën edhe rastin Hallaqi. Z. Selimi është i lidhur me të dyja sepse sikurse u tha, ai ka bërë deklarata edhe publikisht dhe ju e cituat, por që ndërlidhet edhe me intervistimin e tij me organet e drejtësisë në Kosovë lidhur me z. Hallaqi”.

Më tej në rreshtin 9 thuhet:

“Për këtë arsye dëshiroj ta prezantoj atë që e di unë, t’i prezantoj opinionet e tina, çka thotë për komunikatën 59 në kohë të ndryshme. Interesa dhe motive të ndryshme politike qysh i ka pasë, por pasi që lidhet me emrin e Gani Gecit, gjithashtu dua t’iu jap diçka lidhur me atë që flet ai për Gani Gecin”.

Më pas z. Thaçi artikullin që ju patë dje që pretendohet të jetë shkruar nga Rexhep Selimi lidhur me faktin që Rexhep Selimi ka thënë që vëllai juaj është vrasës serik. Pastaj në qoftë se vazhdojmë me faqen tjetër z. Thaçi përsëri thotë se kjo ka të bëjë përsëri me komunikatën 59.

“Z. Gani Geci ka dhënë deklarata të ndryshme publike dhe dua t’iu jap një dokument. Unë kam marrëdhënie konstruktive, por megjithatë dua ta keni një panoramë të plotë lidhur me këtë person”.

Pastaj ka një diskutim të plotë sa i takon raportit mjekësor që ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të vëllait tuaj…Për të përfunduar, z. Thaçi thotë që z. Geci, së pari ka thënë publikisht që është intervistuar nga ju.

“Ka përmendur emrin tim në publik, sepse emri im është përmendur në raste të ndryshme nga ky zotëri dhe e ndjej si detyrim që t’ua jap këtë dokument. Është një dokument i cili mund të gjendet nga gjithkush në internet. Nuk po e akuzoj për asgjë, nuk po e inkriminoj, nuk po bëj asgjë të tillë, por thjesht po mundohem ta sqaroj se për kë po bëhet fjalë këtu. Në të njëjtën kohë ju përmendët faktin që ndoshta edhe dikush do ta rishikojë këtë transkriptë ndoshta pas 20 vjetësh dhe ndoshta nuk është e nevojshme që të pritet 20 vjet sepse ai flet për ditë në televizion dhe gjithashtu përmend emrin tënd”

Më pas vijohet me një debat midis prokurorit dhe z. Thaçi sa i takon raportit mjekësor. Pyetja e parë që kam për ju është kjo dëshmitar: A e dini se për çfarë raporti mjekësor që lidhet me vëllain tuaj flitet këtu dhe sikurse thashë më përpara në qoftë se ndiheni më i lirë të flisni në seancë private na e thoni këtë gjë dhe do të kalojmë në seancë private?

Dëshmitari Fadil Geci: Jo, në seancë private jo kurrqysh. Vetëm në seancë publike. Le te dinë të gjithë çka ka thënë dhe çka ka dashtë me thënë. Vëllai im ka pasur një proces gjyqësor që është dënuar tre vjet e gjysmë burg dhe vetëm shihe atë dokument mjekësor është vlerësuar se në moment vendimtar pas gjithë këtyre tramave që i ka pasë ai… ai është shumë i fortë… Ka pasur tronditje të fortë psikike në momentin kur e ka pasur rastin. Dhe atë dokument që është e ndaluar me të gjitha të drejtat (të publikohet) e ka marrë me e ba publik ky për ta zhvlerësuar intervistën që e ka dhënë Gani Geci. Po nuk e ka ditë ky që është Fadili, vëllai i tij, që është shëndosh si topi… Ka menduar që Ganiu është i vetëm. Ganiu nuk është vetëm edhe Ganiu është shëndosh tash. Ka pasur tronditje, por është shumë i fortë, shumë psikikisht i fortë.

Gjithashtu lexoni:

Berisha viziton kompaninë PAMBUKU SH.P.K., vlerëson mbështetjen për bizneset vendore

Luan Aliu: Gjilani dha mesazhin më të fuqishëm për vazhdimin e rrugës së zhvillimit

30/05/2026

29/05/2026

Luan Aliu takon rininë dhe votuesit e rinj: Energjia e tyre, motiv për një të ardhme më të mirë

Kosova News 23/10/2024 23/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën
11:01 -04/06/2026
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
10:37 -04/06/2026
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?