KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
Politikë

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet

Kosova News
Kosova News 15:47 -09/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas caktimit të 12 tetorit si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se do të ndërmarrin të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e këtij procesi zgjedhor.

Zëdhënësi, Valmir Elezi, tha  se së shpejti, KQZ do të mbajë mbledhje për të miratuar afatet dhe planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Ai ka treguar se çka përfshijnë këto aktivitete.

“Miratimi i afateve dhe i planit të aktiviteteve do të përcaktojë saktësisht fillimin dhe përfundimin e çdo aktiviteti zgjedhor. Këto aktivitete, që ndërlidhen drejtpërdrejt me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, ndër të tjera përfshijnë: aplikimi i subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe dorëzimi i listës së kandidatëve; verifikimi i përshtatshmërisë/aftësisë së kandidatëve; deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit; periudha e regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe votimi jashtë Kosovës; periudha për regjistrimin dhe Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV); periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar; periudha për aplikimin dhe akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe mediave; periudha emërimin e trupave zgjedhore (Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillat e Vendvotimeve) dhe trajnimin e tyre; certifikimi i Listës së Votuesve, e të tjera”, ka thënë Elezi për RTKlive.

Sot, e para e vendit shpalli 12 tetorin si datë për mbajtjen e  Zgjedhjeve Lokale, pas takimit të zhvilloi gjatë javës së shkuar me liderë të partive politike. Kanë thënë se vendimi erdhi pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve nga partitë.

Lexo po ashtu:

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti viziton lagjen e Kroit të Vitakut në Mitrovicën e Veriut

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Burgim i përjetshëm për Edmond Lajçin, familja Ukella: Vendimi na lehtësoi sadopak dhimbjen

Vdes njëri nga viktimat pjesëmarrëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News 09/06/2025 09/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Publikohet formacioni i Kosovës ndaj Komoreve, shumë ndryshime nga Foda
18:26 -09/06/2025
Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve
18:22 -09/06/2025
Arrestohet një person për falsifikim të dokumenteve
18:14 -09/06/2025
Kurti viziton lagjen e Kroit të Vitakut në Mitrovicën e Veriut
18:11 -09/06/2025
Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza
17:22 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?