KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpallen zgjedhje të reja për Odën Ekomomike të Kosovës
Ekonomi

Shpallen zgjedhje të reja për Odën Ekomomike të Kosovës

Kosova News
Kosova News 12:55 -08/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) sot në një mbledhje ka vendosur të shpallë zgjedhje të reja për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut, Ruzhdi Kurtishaj, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit të OEK -ut gjatë mandatit katër vjeçar (2018-2022). “Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, falënderoj të gjithë anëtarët e Kuvendit të OEK -ut gjatë mandatit katër vjeçar (2018-2022) për bashkëpunimin dhe punën e bërë, gjithashtu falënderojë kryetarin Berat Rukiqi, sekretarin Parim Bajrami dhe gjithë stafin të Odës Ekonomike e Kosovës për bashkëpunim”, ka shkruar Kurtishaj në “Facebook”,

Ai ka uruar sukseset Kuvendit të ardhshëm të Odës Ekonomike të Kosovës për zgjedhjen e organeve të reja. Ndryshe zgjedhjet e reja për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

Oda Ekonomike Kosovës (OEK), është organizatë profesionale e themeluar nga Kuvendi i Kosovës. OEK-u është organizatë profesionale e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse. Është institucioni i vetëm i biznesit i themeluar me ligj dhe veprimtaria e OEK-ut zhvillohet mbi bazën e këtij Ligji (Ligji mbi Odën Ekonomike të Kosovës 2004/7) i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

OEK është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike.

Oda Ekonomike e Kosovës analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bënë ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Oda Ekonomike e Kosovës kontribuon në zhvillimin e ndërmarrjeve, po ashtu me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribuon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqërisë kosovare me vlerat evropiane.

OEK ka selinë qendrore në Prishtinë dhe njësitë rajonale në : Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan. /RTKlive/

Gjithashtu lexoni:

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.63€, benzina 1.45€

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër

TAGGED: Kryesia, OEK
Kosova News 08/06/2022 08/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?