Ministria e Ekonomisë ka publikuar kunkurset për vende të reja të punës në Ndërmarrjet Publike Qendrore, ku po kërkohën disa zyrtarë dhe disa profesionistë.
Konkursi është shpërndarë edhe nga vetë ministrja Artane Rizvanolli, ndërsa aty thuhet se vendi ka nevojë për profesionistë me integritet, dedikim e aftësi.
Vendet e punës janë hapur në Telekomin e Kosovës ShA (një vend pune), mandej në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ShA ( gjashtë vende të punës).
Po ashtu, konkurs është hapur edhe në Trepça ShA (gjashtë vende të punës), mandej në Infrakos ShA (një vend pune), si dhe në Kompaninë Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” ShA Gjakovë (një vend pune).
Konkurs është hapur edhe në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” ShA (dy vende të punës), si dhe në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ShA (dy vende të punës).
Konkurse janë të hapura për disa ditë dhe të gjithë të interesuarit që besojnë se plotësojnë kriteret e kërkuara mund të aplikojnë për të fituar pozitat e shpallura.
Për më shumë detaje shihni më poshtë:

DETAJE:


