Gjatë ditës së sotme Shoqata ‘’Bizneset e vogla’’ pritet të organizojë një protestë para Komunës së Prishtinës.
Sipas njoftimit kjo protestë organizohet kundër diskriminimit në shfrytëzimin e hapësirës publike dhe veprimeve selektive e të padrejta të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës ndaj bizneseve të vogla
.
Më tutje është bërë e ditur se protesta nis nga ora 10:00.