KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkrimtari Ismail Kadare në persisht, botohet në Iran “Një vajzë në mërgim”
Kulturë

Shkrimtari Ismail Kadare në persisht, botohet në Iran “Një vajzë në mërgim”

Kosova News
Kosova News 15:32 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Romani “Një vajzë në mërgim” (Elegji për Linda B.), i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, përkthyer në gjuhën perse nga Mahmoud Gudarzi dhe botuar nga shtëpia botuese “Chetrang”, doli në tregun e botimeve edhe për lexuesin iranian.

Kështu bën të ditur agjensia iraniane të lajmeve “Mehr”. Në fakt, ky nuk është romani i parë që përkthehet e botohet në Iran; e njëjta shtëpi botuese ka botuar më parë romanin tjetër të Kadaresë “Drita e hënës” i sjellë në gjuhën perse nga i njëjti përkthyes.

Agjensia e lajmeve “Mehr” më tej vijon se Ismail Kadare, autori i këtij libri, ka lindur në vitin 1936 në Shqipëri dhe është një nga shkrimtarët e njohur të këtij vendi.

Ai u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 1990 dhe u strehua në Francë. Kadare u bë anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike në vitin 1996 dhe më pas mori titullin oficer i “Legion d’ Honneur”.

Romani i tij i parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në vitin 1961 dhe më pas botoi rreth 20 novela dhe disa libra me poezi. Ai është një nga kandidatët për çmimin Nobel në letërsi çdo vit.

Ky roman i Ismail Kadaresë synon të zbulojë sekretin e vetëvrasjes së Linda B, një vajze të re shqiptare që jetoi gjatë sundimit të Enver Hoxhës, diktatorit të këtij vendi, dhe u internua me familjen e saj në një fshat jashtë Tiranës.

Në këtë roman është një personazh i quajtur Rodian Stefa, i cili është një dramaturg nga Tirana dhe për Lindën, ai është një simbol i kulturës dhe artit në mërgim.

Dramaturgu nuk e ka takuar kurrë Lindën, por firmos një libër për të dhe pasi dëgjon lajmin për vetëvrasjen e saj, përpiqet të kuptojë rolin e tij në formimin e kësaj tragjedie.

Kadareja shkroi romanin “Një vajzë në mërgim” në 13 kapituj midis viteve 2008 dhe 2009. Ai ia kushtoi këtë roman të gjitha të rejave shqiptare që lindën, u rritën dhe kaluan rininë e tyre në internim.

Gjithashtu lexoni:

Ekspozita “Testament” hapet në Galerinë e Arteve në Pejë: Një thirrje për barazi, përfshirje dhe reflektim shoqëror

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

Çeku: Gërmimet në Ulpianë sjellin dritë mbi historinë tonë të lashtë

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit
19:50 -06/07/2025
Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
19:18 -06/07/2025
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
18:51 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?