KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkreta për 50 mijë eurot: Po sulmohem padrejtësisht nga disa qarqe
Siguri

Shkreta për 50 mijë eurot: Po sulmohem padrejtësisht nga disa qarqe

Kosova News
Kosova News 14:43 -26/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka folur lidhur me vjedhjen e 50 mijë eurove që janë bërë ndaj tij dhe familjes më 23 qershor të këtij viti.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kishte bashkëpunuar me policinë për këtë rast duke mos dashtë ta bënte publike rastin. Sipas tij, kjo nuk u respektua dhe se ai dhe familja e tij po sulmohen padrejtësisht.

“Me 23.06.2022 familja ime ka rënë pre e një vjedhjeje dhe plaçkitjeje në banesën tonë. Ashtu siç e thotë ligji, njoftuam organet e policisë dhe të drejtësisë dhe, konform kërkesave të tyre, ofruam bashkëpunim pa bërë prononcime publike, në mënyrë që këto organe të bëjnë punën e tyre të pavarur në drejtim të kapjes sa më të shpejtë të keqbërësve. Por e njëjta nuk u respektua nga disa qarqe, të cilët, përveç që po na sulmojnë padrejtësisht e po dezinformojnë, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e rëndë vjedhjes e të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël”,ka thënë Shkreta.

Shkreta ka shtuar se ai dhe bashkëshortja e tij janë mjekë për një kohë të gjatë, para se ai të bëhej deputet.

“Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre. Vetëm që 1 vit e gjysëm kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë”.

Deputeti ka planifikuar që në deklarimin e pasurisë për këtë vit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, e që bëhet në mars të vitit 2023, të fusë shumën e përmendur që iu vodh.

“Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji. Prandaj, tendenca për ta lidhur gjithçka me këtë post është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë, aq më tepër kur e njëjta lidhet edhe me qëndrimet dhe deklarimet e mia politike”.

“Ftoj të gjithë miqtë e qytetarët, por edhe mediat, të jenë sa më bashkëpunues me organet e drejtësisë, ashtu siç bëmë ne kur iniciuam menjëherë rastin, në mënyrë që keqbërësit të kapen e të marrin përgjigjen e duhur, e në mënyrë që fëmijët tanë të rriten të sigurt në një shtet të së drejtës”./KK/

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

TAGGED: FAMILJA, policia, VJEDHJA
Kosova News 26/06/2022 26/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?