KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkon në 45 numri i të vrarëve nga sulmi izraelit në kampin e refugjatëve në Rafah
Botë

Shkon në 45 numri i të vrarëve nga sulmi izraelit në kampin e refugjatëve në Rafah

Kosova News
Kosova News 16:40 -27/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Së paku 45 persona janë vrarë, përfshirë gra e fëmijë, nga një sulm ajror izraelit në një kamp për palestinezë të zhvendosur në qytetin jugor të Gazës, Rafah, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që menaxhohet nga Hamasi.

Në video nga vendi i ngjarjes në zonën Tala l-Sultan të dielën në mbrëmje shihet një shpërthim i madh dhe një zjarr intensiv, raporton televizioni BBC.

Ushtria izraelite tha se kishte vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit dhe se ishte duke i analizuar raportimet se janë lënduar civilët.

Disa orë më parë, Hamasi kishte hedhur tetë raketa nga Rafahu drejt Tel-Avivit, sulmet e para me rreze të gjatë ndaj qytetit qendror izraelit nga janari.

Incidentet erdhën dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi Izraelin që menjëherë ta ndalë ofensivën në Rafah, ku qindra mijëra njerëz ende besohet se janë duke u strehuar.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se në shënjestër të sulmit ajror të së dielës ishin tendat për persona të zhvendosur, afër një objekti të OKB-së në Tal al-Sultan, rreth dy kilometra në veriperëndim të qendrës së Rafahut.

Në pamje të rënda shihen disa struktura duke u djegur afër një mbishkrimi “Kampi Kuvajtian i Paqes 1”, si dhe ekipet e shpëtimit e kalimtarët e rastit duke bartur disa trupa.

“Po qëndronim ulur pranë derës së shtëpisë në mënyrë të sigurt. Papritmas e dëgjuam zhurmën e një rakete” – tha dëshmitari Fadi Dukhan.

“Vrapuam dhe e gjetëm rrugën të mbuluar me tym” – shtoi ai, duke thënë se bashkë me disa persona të tjerë panë një vajzë dhe një djalë të ri që ishin vrarë nga shpërthimi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është i indinjuar nga sulmet izraelite në këtë kamp.

“I indinjuar nga sulmet izraelite që kanë vrarë shumë persona të zhvendosur në Rafah. Këto operacione duhet të ndalen. Nuk ka zona të sigurta në Rafah për civilët palestinezë” – shkroi presidenti francez në rrjetin X, raporton gazeta “The Guardian”.

“Unë bëj thirrje për respektim të plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe për një armëpushim të plotë” – shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

Kosova News 27/05/2024 27/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?