KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkëmbim zjarri pranë Konsullatës së Izraelit në Mynih, vritet i dyshuari
Botë

Shkëmbim zjarri pranë Konsullatës së Izraelit në Mynih, vritet i dyshuari

Kosova News
Kosova News 23:16 -05/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Brendshme Gjermane ka bërë të ditur se një polic në Munih, në afërsinë e Konsullatës izraelite, ka qenë i detyruar ta vrasë një person, i cili po kryente akt terrorist. Sulmuesi u identifikua si një 18-vjeçar me shtetësi austriake, por me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se policia e Mynihut ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri gjatë së cilit u vra një sulmues.

Sipas njoftimeve, policët u përfshinë në shkëmbimin e zjarrit pasi qe një mashkull hapi zjarr në afërsinë e Konsullatës izraelite dhe muzeut përkujtimor për viktimat e holokaustit. Sulmuesi ka qenë i armatosur me një pushkë të gjatë dhe bajonetë dhe, kur policia tentoi ta ndalojë, ai hapi zjarr drejtë policisë, duke i detyruar ata të përgjigjen.

Policia deri më tani nuk ka komentuar rreth identitetit të sulmuesit, por mediumet e ndryshme kanë raportuar se ai është mashkull 18 vjeçar, me shtetësi austriake, por me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina. Sipas raporteve, ai ka qenë i njohur për policinë austriake, pasi që ishte përkrahës i ISIS-it dhe, më parë, u ballafaqua me akuza për përhapje të propagandës së këtij grupi terrorist.

Edhe pse motivet e sakta të sulmuesit nuk dihen, disa zyrtarë kanë thënë se besojnë që sulmi mund të ketë qenë i lidhur me përvjetorin e sulmit në Lojërat Olimpike të Mynihut, në vitin 1972, gjatë së cilit u vranë 11 sportistë izraelitë dhe një polic gjerman. Në kohën e sulmit, në Konsullatën izraelite mbahej një shërbim përkujtimor për viktimat e sulmit të 1972-ës.

Zyrtarët policorë thanë edhe se besojnë që sulmuesi, ishte përgatitur për këtë sulm dhe shtuan se  besojnë se ai nuk ka pasur bashkëpunëtorë, porse ka vepruar vet. Megjithatë, ata thanë se ky rast, edhe një herë, tregon rreziqet e propagandës ekstremiste në internet.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

Kosova News 05/09/2024 05/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?