KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkatërrohet një rrjet kriminal i udhëhequr nga dy shqiptarë
Botë

Shkatërrohet një rrjet kriminal i udhëhequr nga dy shqiptarë

Kosova News
Kosova News 19:50 -21/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Spanjës, e mbështetur nga EUROPOL-i, ka shkatërruar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimit të shumave të mëdha të fitimeve kriminale, ka bërë të ditur të enjten Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Sundim të Ligjit, EUROPOL.

Hetimi kishte nisur më 2021, duke u bazuar në një raport të EUROPOL-it, i cili çoi në identifikimin e një organizate të trafikut të drogës.

Grupi kriminal, sipas njoftimit, drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe merrej me prodhimin dhe trafikimin e marihuanës, por organizonte edhe aktivitete të mëdha pastrimi parash për organizatat e trafikut të drogës.

Ata përdorën të ashtuquajturin “sistem hawala” të bankimit nëntokësor, ndërsa punonin ngushtë me shtetas kinezë.

“Hawaladarët”, me origjinë shqiptare, kryenin transfere dhe fshihnin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës. Kjo shërbeu për financimin e operacioneve të reja kriminale, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, rrjetin kriminal e kryesonin dy shtetas shqiptarë, njëri ishte drejtues, ndërsa tjetri kishte rolin e togerit dhe kontabilistit. Kurse, dy shtetas kinezë punuan për ta si koordinatorë duke menaxhuar një portofol të madh të institucioneve të shumta aziatike të përhapura në të gjithë Spanjën, të cilat shërbenin si skema për pastrim parash për përfitime nga trafiku i drogës.

Më 17 korrik 2023, 27 persona u arrestuan në disa lokacione në gjithë Spanjën, në Alicante, Barcelona, Madrid, Malaga, Seville dhe Valencia. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan orë luksoze dhe stoli me vlerë mbi 400.000 euro, vetura të modelit të lartë, telefona celularë të koduar dhe 615.000 euro para të gatshme.

Sipas hetuesve, rrjeti kriminal ka pastruar para në vlerën e mbi 65 milionë eurove nga aktivitetet e trafikut të drogës në më pak se një vit, vetëm midis majit 2020 dhe marsit 2021.

Shtetasit kinezë luajtën një rol të madh në këto aktivitete kriminale duke pastruar sasi të mëdha të aseteve kriminale nëpërmjet bizneseve legale. Këto shuma të mëdha parash do të kalonin fillimisht nëpër këto struktura ligjore dhe më pas do të kompensoheshin diku tjetër. Në fund, asetet kriminale do të arrinin në vendin e origjinës dhe më pas do të investoheshin atje.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 21/09/2023 21/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?