KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, sekuestrohen kokainë, armë, 60 mijë euro dhe makina luksoze
BotëRajon

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, sekuestrohen kokainë, armë, 60 mijë euro dhe makina luksoze

KosovaNewss
KosovaNewss 10:35 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia belge ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar që kryente aktivitetet e tij në Belgjikë.  Mediat vendase shkruajnë se pas një hetimi më shumë se një viti policia zbarkuar në një restorant, Antwerp Grill, në Jan Welterslaan, pas informacioneve se në ambientet e të cilit po zhvilloheshin aktivitete kriminale.

Sipas mediave ky është një restorant me pronarë shqiptar, shërbente për shitje dhe konsum të kokainës, ndërsa thuhet se frekuentohej kryesisht nga shqiptarë, të lidhur me aktivitetin kriminal.

Menaxheri i lokalit, i identifikuar si Labinot L., dhe shoqëruesit e tij u bënë objekt i një hetimi të madh nga detektivi lokal i zonës së policisë së Antwerp. Ndër të tjera mësohet se drejtuesi i grupit ishte shtetasi Ramiz B., i cili gjithashtu mbante kontakte të ngushta me José AM, një spanjoll nga Sint-Gillis-waas. Ndërkohë i dyshuari kryesor është A.M.

Autoritetet belge theksojnë se ai kishte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve, duke përfshirë disa anëtarë të familjes, dhe përdorte punëtorë të korruptuar të portit për të importuar dhe nxjerrë drogë përmes portit të Antwerp-it,” tha prokurori.

Ndër të tjera në media thuhet se në anëtarët e këtij grupi përveç kontrabandës së drogës, ishin të përfshirë edhe në pastrim parash, duke përfshirë blerjen dhe shitjen e makinave luksoze. Përveç kësaj, ka edhe përdorimin e pasaportave false dhe patenta.

Hetimi i çoi hetuesit në Spanjë, ku të afërmit e të dyshuarit kryesor José AM merrnin pjesë në aktivitetet e tij kriminale dhe të pastrimit të parave. ‘Pepe’ organizoi importin e hashashit në Belgjikë. Një ngarkesë u transportua me kamionë të paktën dy herë, por ngarkesë e dytë (prej 20 kilogramësh) u kap në Francë në tetor.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 30 persona në zona të ndryshme. Ndërsa kontrollet vijojnë edhe në Spanjë në shtëpitë e të afërmve të të dyshuarit kryesor, si dhe është kontrolluar një kantier ndërtimi ku janë pastruar paratë e krimit.

Nga operacioni janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, dy silenciatorë, municione, jelek antiplumb, 35 mijë euro para në Belgjikë dhe 25 mijë euro në Spanjë, 1.3 kg hashash, rreth 8 kg kokainë, disa orë luksoze, trembëdhjetë makina dhe një shtëpi lëvizëse. Antwerp Grill u vulos. Në Spanjë, Policía Nacional dhe Guardia Civil kryen shtatë kontrolle në shtëpi të të afërmve të të dyshuarit kryesor. Aty është vizituar edhe një kantier ndërtimi ku mund të pastrohen paratë kriminale.

Gjithashtu lexoni:

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

KosovaNewss 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
15:05 -08/06/2026
Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive
15:00 -08/06/2026
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit
14:45 -08/06/2026
Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë
14:43 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?