KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkatërrimi i laboratorit të drogës në Prishtinë, Policia: Substancat përpunoheshin dhe shiteshin në doza të vogla në rajone të ndryshme
Siguri

Shkatërrimi i laboratorit të drogës në Prishtinë, Policia: Substancat përpunoheshin dhe shiteshin në doza të vogla në rajone të ndryshme

Kosova News
Kosova News 14:23 -22/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një tjetër laborator që përdorej për përpunimin e heroinës dhe kokainës, është shkatërruar në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje rreth zbulimit të këtij laboratori dhe shkatërrimit të tij.

Ky laborator në rrugën “Hyzri Talla” është zbuluar pas një hetimi dhjetëmujor, me masa të veçanta hetimore të aplikuara nga hetuesit e antidrogës.

Ministri Sveçla: Për tri vite janë shkatërruar 19 laboratore të drogës-askush sdo të jetë i fuqishëm para ligjit

“Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike,” njofton Policia e Kosovës.

Substancat ishin në proces të terjes dhe ngurtësimit, ndërsa në vendngjarje u gjetën edhe mjetet e përdorura për përpunimin e këtyre substancave.

Policia dyshon se laboratori ka qenë aktiv për një periudhë të gjatë, dhe substancat e përpunuara përdoreshin për paketim dhe shitje në rajone të ndryshme të vendit.

“Dyshohet që ky ‘Laborator’ është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku substancat paketoheshin në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia vazhdon të kërkojë nga qytetarët që të ndihmojnë në luftën kundër narkotikëve, duke ofruar informata të rëndësishme për zbulimin dhe parandalimin e veprimtarive të tilla të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Ndryshe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,  njoftoi se “askush nuk do të jetë i paprekshëm para ligjit,” duke theksuar se laboratori i fundit i zbuluar ishte i 19-ti në tri vitet e fundit.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 22/09/2024 22/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?