KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkarkimi i cisternave të gazit në stacionin e Hanit të Elezit, ARH thotë se ishte veprim i kontrolluar dhe i ligjshëm
Politikë

Shkarkimi i cisternave të gazit në stacionin e Hanit të Elezit, ARH thotë se ishte veprim i kontrolluar dhe i ligjshëm

Kosova News
Kosova News 13:56 -17/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkarkimi i mallrave të rrezikshme, përkatësisht gazit (plinit), i realizuar në muajin tetor në stacionin hekurudhor të Hanit të Elezit nga operatori hekurudhor RAILTRANS, ka ngritur dilema lidhur me ligjshmërinë e kryerjes së këtij veprimi në një stacion të zakonshëm hekurudhor.

Lidhur me këtë rast, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH) ka dhënë sqarime, duke theksuar se procedurat janë zhvilluar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Në një përgjigje për Telegrafin, ARH ka theksuar se transporti i mallrave të rrezikshme rregullohet me Ligjin për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme nr. 04/L-183, i cili përfshin edhe Rregulloren RID.

“Përgjegjësitë për zbatimin e këtij ligji për transportin hekurudhor janë: Ministria e Infrastrukturës, ARH, Menaxheri i Infrastrukturës, Ndërmarrjet hekurudhore dhe organet e tjera siç përcaktohen në këtë ligj”, thuhet në përgjigjen e ARH-së.

ARH sqaron se, në bazë të mandatit ligjor, ka lëshuar autorizime dhe certifikata sigurie për subjektet përkatëse

Në këtë kontekst, “RAILTRANS që nga viti 2016 posedon Certifikatë të Sigurisë me të drejtë operimi edhe për transport të mallrave të rrezikshme”.

Në lidhje me përdorimin e stacioneve hekurudhore për trajtimin e mallrave të rrezikshme, ARH thekson se INFRAKOS, si menaxher i infrastrukturës ofron qasje në shërbime për të gjithë operatorët hekurudhorë me kërkesë të tyre, përfshirë edhe shërbime shtesë që lidhen me kontrollin e transportit të mallrave të rrezikshme, siç parashihet në nenin 52 të Ligjit për Hekurudhat.

“Për stacionin hekurudhor të Hanit të Elezit, INFRAKOS ka rikonfirmuar se lejohet transportimi dhe ngarkim/shkarkimi i mallrave dhe pasagjerëve, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, siç ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën”, thuhet në përgjigjen e ARH-së.

Tutje Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka theksuar se INFRAKOS kanë pasur edhe një tjetër kërkesë për shkarkim/ngarkim të plinit (gas) të transportuar nga INA Zagreb për në stacionin hekurudhor Hani i Elezit, stacion kufitar i destinuar për ngarkim-shkarkim të mallrave.

Sipas sqarimeve të dhëna, shkarkimi i gazit është realizuar në mënyrë të kontrolluar, nga cisternat hekurudhore në cisterna rrugore.

“Ky proces është kryer në rampën për shkarkim/ngarkim nga cisternat hekurudhore në cisternat rrugore, nën masa sigurie nga përgjegjësi Fam Gas ndërsa shkarkimi ishte i mbyllur dhe i monitoruar nga Inspektori Komunal dhe Dogana e Kosovës. Pas ngarkimit në cisternat rrugore, e njëjta është dërguar në terminalin doganor në Han të Elezit dhe prej aty ka vazhduar transportin rrugor drejt destinacionit të deponimit”, thuhet më tej në përgjigje.

ARH thekson se bëhet fjalë për një veprim teknik që “ndërlidh dy format e transportit hekurudhor dhe rrugor”, e jo për një procedurë të paautorizuar në një stacion të papërshtatshëm.

Si dëshmi ARH-ja ka ofruar edhe Dokumentin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Han të Elezit, ku “përfshihen edhe binarët për vendosjen e vagonëve me ngarkesë shpërthyese (eksplozivë) dhe lehtësisht të ndezshme”.

Në pikën 3.26 të këtij dokumenti theksohet se “vagonët e ngarkuar me materie shpërthyese (eksploduese) dhe të ndezshme lehtë, vendosen në binarin e parë (1), vagonët duhet të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme. Punonjësin mbikëqyrës e cakton drejtuesi i trenave në shërbim”

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka njoftuar se operatori RAILTRANS ka deklaruar se ka njoftuar me kohë institucionet kompetente.

Sipas ARH-së, RAILTRANS ka bërë të ditur se “komunikimi fillestar është kryer nga stacioni hekurudhor Zagreb si pikë nisje, me stacionin hekurudhor në Maqedoni dhe në fund me stacionin hekurudhor në Kosovë”, duke theksuar se “ky transport është realizuar në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë transportin e mallrave të rrezikshme”.

ARH ka bërë të ditur gjithashtu se ka thirrur një takim me të gjitha palët përgjegjëse dhe të interesit, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës, INFRAKOS dhe RAILTRANS, “me synim trajtimin e duhur dhe profesional të kërkesës së paraqitur”.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 17/12/2025 17/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?