KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare në Londër
Rajon

Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare në Londër

Kosova News
Kosova News 11:37 -10/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një grup i organizuar kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është dënuar me mbi 65 vite burg pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar nga Policia Metropolitane e Londrës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA).

Në qendër të këtij grupi ishte Redon Bushi, 32 vjeç, nga Cherry Crescent, Brentford, i cili për vite me radhë udhëhoqi rrjetin e trafikut të drogës, duke bashkëpunuar me importues dhe korrierë të shumtë.

Sipas policisë Metropolitane të Londrës të cilës i referohet Top Channel, ai pranoi fajësinë në Gjykatën e Lartë në Kingston-upon-Thames më 10 korrik 2024 për: dy akuza për komplot për furnizim me lëndë narkotike të klasit A, komplot për transferim të pasurisë kriminale, posedim të pasurisë kriminale.

Më 9 korrik 2025, ai u dënua me gjithsej 24 vite e 10 muaj burg.

Trafiku i zbuluar përmes EncroChat dhe Signal

Përdorimi i aplikacioneve të koduara si EncroChat dhe Signal zbuloi se Bushi kishte komplotuar për të shpërndarë të paktën 832 kg kokainë me vlerë deri në 81.6 milionë paund.

Pas identifikimit të tij në EncroChat me pseudonimin “Sealvermouth”, hetuesit e Met-it dhe NCA-së nisën një operacion të targetuar për të çmontuar rrjetin.

Hetimi dhe arrestimet

Policia përdori teknika të avancuara hetimore, duke shqyrtuar pajisje elektronike, biseda të koduara, orë të tëra pamje nga kamerat e sigurisë, dhe përdori metoda të fshehta për të ndjekur aktivitetin kriminal.

Në qershor 2020, një nga korrierët e Bushit, Ahmad Jabarkhill, u ndalua dhe iu gjetën gati 700,000 paund cash.

Më tej, hetuesit identifikuan tre korrierë të tjerë: Arline Sida, Luke Ferguson, Kelvin Hoxha.

Në gusht 2023, Sida dhe Hoxha u arrestuan në Brentford, duke pasur në posedim 6 kilogramë kokainë. Më pas, Ferguson u arrestua në një “shtëpi të sigurt” në Brentford, ku iu gjetën 72 kg kokainë, me vlerë të përllogaritur në 6.24 milionë paund.

Pas arrestimeve të pjesëtarëve të rrjetit, u nis një kërkim intensiv për Bushin, i cili qëndroi në disa hotele për t’iu shmangur policisë, duke përdorur telefona të rinj dhe mbi 3,000 paund në para.

Ai u arrestua disa ditë më vonë në Reading.

Ahmad Jabarkhill, 32 vjeç, u dënua më 22 korrik 2020 me 2 vite e 3 muaj burg për posedim pasurie kriminale.

Arline Sida, 23 vjeç, nga Amersham, u dënua më 9 korrik 2025 me 12 vite e 9 muaj burg.

Kelvin Hoxha, 23 vjeç, nga Brentford, u dënua më 9 korrik 2025 me 11 vite e 8 muaj burg.

Luke Ferguson, 32 vjeç, nga Shepherd’s Bush, u dënua më 9 korrik 2025 me 14 vite e 5 muaj burg.

Hetuesi David Leitner deklaroi: “Ky rast dëshmon vendosmërinë tonë për të luftuar krimin e organizuar, duke shfrytëzuar mundësitë unike që ofroi zbulimi i EncroChat.

Bushi besonte se këto platforma e mbronin nga ligji, por në fakt ato na ofruan provat kyçe për ta dënuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij. Policia Metropolitane mbetet e përkushtuar për të luftuar shpërndarësit e drogës që ndikojnë negativisht në komunitetet tona”. /Tch/

Gjithashtu lexoni:

Rama sërish gjunjëzohet para Melonit (VIDEO)

Kosovarët ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri

Tensione në Theth, një gruaje i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë në Shkopet, dyshohet se u mbyt me litar

Sërish zjarr në Bllacë, MPB: Mbyllet pika kufitare Maqedoni-Kosovë deri në shuarjen e zjarrit

Kosova News 10/07/2025 10/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën
17:07 -10/07/2025
Sfida e TikTokut i kushton shtrenjtë adoleshentëve në Orlando, shqelmuan derën e fqinjit – kamera e sigurisë i filmoi dhe përfunduan në pranga
17:05 -10/07/2025
Gjermania e përgatitur të blejë sisteme Patriot nga SHBA-të për Ukrainën
17:01 -10/07/2025
Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë
16:57 -10/07/2025
Manchester City arrin marrëveshje personale me yllin e Ligës Premier
16:54 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?