KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​ShBA: Serbia dhe Kosova të dialogojnë, jo krizë të re
Politikë

​ShBA: Serbia dhe Kosova të dialogojnë, jo krizë të re

Kosova News
Kosova News 21:11 -07/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti Amerikan i shtetit kërkon kurajo nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për të marr vendime të vështira dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet para vizitës në rajon tha se është e rëndësishme që të mos shohim një përsëritje të krizës në veri të Kosovës.

“Mendojmë se është e rëndësishme që palët të bisedojnë për thelbin e propozimit të BE-së dhe jo të ndërmarrin masa vetëm për të përshkallëzuar apo potencialisht për të shkaktuar një krizë. BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre”.

Bashkimi i komunave serbe në Kosovës për Shtetet e Bashkuara mbetet një prioritet.

“Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët”.

Refuzimi i Sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë mund ta penalizojë Serbinë në rrugëtimin në Bashkimin Europiane. Diplomati i larte i DASH tha se për të arritur synimet integruese duhen edhe vendime të vështira.

“Qartësisht, dëshira e Serbisë për t’iu afruar më shumë BE-së do të jetë e vështirë të përmbushet nëse nuk është e gatshme t’iu bashkohet sanksioneve që BE-ja ka vendosur. Ka një histori të gjatë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë. Prandaj kur bisedojmë me homologët serbë kemi vetëdije të plotë të kësaj historie. E dimë se këto janë vendime shumë të vështira. Shumë vende në mbarë botën kanë sakrifikuar ekonomitë e tyre, për t’u siguruar që Rusia të mos shpërblehet për ato që po bën çdo ditë tashmë në Ukrainë”.

Korrupsioni ne Ballkanin perëndimor për departamentin amerikan të shtetit mbetet një pengese për zhvillim të qëndrueshëm dhe frenimin e emigrimit të qytetare që mund të jenë kontributore të rëndësishëm të ekonomisë lokale. 

Gjithashtu lexoni:

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Kosova News 08/01/2023 07/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“AC Milan Junior Camp” nga data 9 deri më 13 korrik në Prishtinë, mundësi unike për të rinjtë
15:48 -02/06/2025
Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel
15:45 -02/06/2025
Bledian Krasniqi i lumtur me pritjen që i është bërë te Kosova, pret rezultate pozitive
15:37 -02/06/2025
‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider
15:20 -02/06/2025
15 të arrestuar për keqpërdorim të kartelave dhe mashtrim kompjuterik në Gjilan
15:15 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?