Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se e rrahu një polic, për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.
Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë gjatë së hënës.
Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe palëve u është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin thuhet se është konsultuar prokurori i shtetit, i cili pas shikimit të video-incizimeve, ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
· Fushë Kosovë 06.03.2023 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore, palëve iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili pas shqimit të video incizimeve, ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.


