Një mosmarrëveshje mes dy personave në komunën e Podujevës, ka dërguar deri tek plagosja e njërit prej tyre.
Një person ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi një i dyshuar e ka gjuajtur me armë zjarri si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin në parkun e qytetit.
Policia e Kosovës këtë ngjarje e ka kategorizuar si tentim vrasje, ndërsa njofton se i dyshuari i dyshuari ndodhet në arrati.
“Një i dyshuar mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e gjuajtjes me armë viktima është plagosur në këmbë. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.