Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 31 marsit në Klinë, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij, i kishte çmontuar dhe dëmtuar dyert e shtëpisë të cilën e kanë të përbashkët.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar, i kishte çmontuar dhe dëmtuar dyert e shtëpisë të cilën e kanë të përbashkët”, njofton Policia e Kosovës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.