KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë
Botë

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 18:16 -23/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Municioni i prodhuar në fabrikat e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, po u dërgohet vendeve anëtare të NATO-s në të mirë të Ukrainës, në formën e seteve të plota të pjesëve për montim, ka njoftuar shërbimi për media i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

“Kjo i mundëson Kievit që formalisht të pranojë pajisje të industrisë ushtarake që, në atë fazë, nuk janë më serbe, pasi montohen në fabrika armësh në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit bëhet kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhet në njoftimin e datës 23 qershor, të publikuar në faqen zyrtare të këtij shërbimi rus.

Në njoftim shtohet se, sipas të dhënave të siguruara nga inteligjenca e jashtme ruse, “ushtria ukrainase është shumë mirënjohëse ndaj prodhuesve serbë të armëve dhe municionit për kontributin e tyre në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës”.

Po ashtu thuhet se, sipas këtyre të dhënave, fabrika “Krushik” nga Valevo, në perëndim të Serbisë, ia ka shitur disa seri të mëdha setesh për montimin e raketave me kalibër 122 mm për sistemin raketor “Grad” kompanisë çeke “Policske Strojirny”. Ndërsa kompania “Eling”, sipas të njëjtit burim, i ka dërguar sete për prodhimin e të njëjtave raketa, si dhe minave me kalibër 120 mm, kompanisë bullgare “EMKO”.

Në komunikatë theksohet se prodhuesit serbë të armatimit dhe pajisjeve ushtarake “janë të vetëdijshëm për konsumatorët e vërtetë të produkteve të tyre”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia ka ndaluar eksportin e armëve. Deklarata e tij vjen në kulmin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Gjatë një deklarate për gazetarët, Vuçiq u ndal edhe te akuzat për eksport të municionit drejt Ukrainës.

“Pasi kemi parë që (municioni) është shfaqur në Ukrainë, në të dyja anët po ankohen të dyja palët. Dhe mënyra e vetme për të ndryshuar këtë është që të them: për një kohë, i gjithë municioni shkon vetëm në depot tona ushtarake”, tha Vuçiq.

Të dhëna të sakta se çfarë lloj armatimi dhe pajisje ushtarake, dhe në çfarë sasie Serbia eksporton drejt Ukrainës, Izraelit apo vendeve të tjera, nuk janë të disponueshme publikisht. Ministria përkatëse nuk i ka publikuar raportet vjetore mbi licencat e dhëna për eksport, të paktën në vitet e fundit.

Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armatimit, Vuçiq tha se kujdeset për sigurinë e vendit, por edhe për punëtorët e industrisë së mbrojtjes, ku prodhohet municioni që Serbia e ka eksportuar jashtë.

Kjo nuk është hera e parë që Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë e akuzon Serbinë se po i dërgon municion Ukrainës. Në një deklaratë të mëhershme, më 28 maj, ky shërbim kishte pohuar se Serbia, “pavarësisht neutralitetit të deklaruar zyrtarisht”, vazhdon me dërgesat ushtarake drejt Ukrainës.

Reagimi nga Moska vjen pas raportimeve ndër vite të disa mediave se armë dhe municione serbe përfundojnë në duart e ushtarëve ukrainas përmes vendeve të treta.

Zyrtarët në Beograd kanë mohuar vazhdimisht që Serbia eksporton armatim drejtpërdrejt në Ukrainë apo Rusi, duke deklaruar se “nuk kanë kontroll” mbi atë se ku përfundon armatimi i shitur nga Serbia pasi kalon në vende të tjera./Radio Evropa e Lire

Gjithashtu lexoni:

Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Administrata “Trump” po e parashikonte hakmarrjen nga Irani

Izraeli paralajmëron sulme tjera ndaj Iranit, u bën thirrje banorëve të Teheranit që të qëndrojnë larg zonave ushtarake

Kosova News 23/06/2025 23/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën
22:59 -23/06/2025
Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua
22:30 -23/06/2025
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
22:19 -23/06/2025
Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon
21:30 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?