KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shënohet Dita e Studentëve në Universitetin e Prishtinës
Arsim

Shënohet Dita e Studentëve në Universitetin e Prishtinës

KosovaNewss
KosovaNewss 18:37 -01/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi, mori pjesë në shënimin e Ditës së Studentëve, të organizuar nga Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, e cila sipas Statutit të ri është më 1 tetor.

Zëvendësministri Ademi me këtë rast theksoi rëndësinë historike të kësaj dite, duke kujtuar protestën e 1 tetorit 1997. Ai tha se ngritja e nivelit të arsimit është një prioritet për Qeverinë dhe Ministrinë  e Arsimit, pasi sipas tij, studentët janë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen e Ministrisë.

Zv/ministri Ademi ka theksuar përparimet e rëndësishme në sektorin e arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë. Ai përmendi hartimin e Strategjisë së Arsimit 2022-2026, e cila synon të zhvillojë sektorin e arsimit në pesë vitet e ardhshme dhe përfshinë pesë objektiva kryesore që adresojnë çështjet kyçe në fushat prioritare.

Ndër të tjera, zëvendësministri Ademi përmendi marrëveshjen e bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e arsimit, e cila synon të forcojë lidhjet dhe të përmirësojë cilësinë e arsimit në të dy vendet.

Prorektori për Kërkime Shkencore, Projekte dhe Inovacione, Avni Hajdari ka folur për rëndësinë e inovacionit dhe kreativitetit në përballjen me ndryshimet e shpejta të kohës sonë. Ai ka inkurajuar studentët të udhëheqin këto ndryshime dhe të përdorin të gjitha mundësitë për të ngritur nivelin e arsimit.

Ndërsa, kryetarja e Parlamentit Studentor, Blerta Zeqiraj ka theksuar rëndësinë historike të Universitetit të Prishtinës gjatë okupimit serb. Ajo përmendi se Universiteti u bë një qendër e rezistencës qytetare dhe se data 1 Tetor është simbol i qëndresës dhe luftës për të drejtat e studentëve.

Gjithashtu lexoni:

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja

Instituti Pedagogjik i Kosovës zhvillon tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollës bazuar në dëshmi

Ushtarët turq hapin kabinetin e informatikës në shkollën Fatmir Berisha

Përurohet çerdhe e re në Skënderaj, Kurti: Po e sjellim Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik e arsimor

Përurohet çerdhja e re në Skënderaj

KosovaNewss 01/10/2024 01/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë
15:53 -14/06/2025
Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale
15:21 -14/06/2025
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
15:17 -14/06/2025
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?