KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rikthehet COVID në Kinë, në qershor infeksionet pritet të arrijnë në 65 milionë raste në javë
Shëndetësi

Rikthehet COVID në Kinë, në qershor infeksionet pritet të arrijnë në 65 milionë raste në javë

Kosova News
Kosova News 14:34 -23/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kur të gjithë kishin krijuar përshtypjen se pandemia e Covid-19 ishte hedhur pas krahëve, gjendja në Kinë tregon të kundërtën.

Shteti komunist ka ngritur alarmin për një valë të re të përhpajes së virusit që pritet të arrijë shifrën rekord të rreth 65 milionë të infektuarve në javë, në fund të qershorit.

Sipas parashikimeve të Zhong Nanshan, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në rrugët respiratorë të gjigantit aziatik, i cili foli në Forumin e Shkencës në Guangzhou, vala e re e pandemisë do të nxitet nga variantet XBB të Sars-CoV-2, të cilat janë bërë dominuese në vend.

Mutantët kundër të cilëve Kina ka miratuar dy vaksina të reja afër komercializimit dhe po përgatitet të autorizojë 3 ose 4 të tjera, tregojnë transmetueshmëri superiore dhe imunitet ndaj kurës së Omicron, por pa ndryshime të rëndësishme përsa i përket patogjenitetit.

Prandaj, vala aktuale nuk pritet që të prodhojë efekte dërrmuese në spitalet kineze, të paktën jo ashtu siç ndodhi dimrin e kaluar pas braktisjes së politikës “Zero Covid”.

Megjithatë, Wang Guangfa, një ekspert për sëmundjet respiratore në Spitalin e Parë Universitar të Pekinit, theksoi për Global Times rëndësinë e miratimit të masave të duhura parandaluese për njerëzit e dobët.

Ndërkohë, Fabrizio Pregliasco, një virolog në Universitetin Shtetëror të Milanos, shprehet se Europa nuk duhet të shqetësohet edhe aq shumë për variantin e ri të COVID që ka alarmuar Kinën.

“Do të ketë një rritje të parëndësishme, ndoshta pa ndikim të konsiderueshëm për sa i përket rasteve të rënda”, shpjegon eksperti për Adnkronos Salute.

“Virusi do të mbetet me ne, me tendenca të valëzuara dhe josinkrone në mbarë botën, i udhëhequr në zona të ndryshme të botës nga nivelet e imunitetit hibrid të fituar nga popullata. Aktualisht jemi në një fazë zvogëlimi sepse kemi pësuar një valë ngjitjeje pak kohë më parë”, – theksoi Pregliasco.

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja pezullon ndihma të fuqishme ushtarake për Ukrainën

Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë

Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit

Ekspozitë në Parlamentin e BE-së mbi mizoritë – eurodeputetët grekë dhe polakë kërkojnë dëmshpërblime

Gjermania dhe Britania do të nënshkruajnë një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë

Kosova News 23/05/2023 23/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?