Ad image

Ministri Latifi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 08:13 -10/06/2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apandesitit, në orët e para të ditës së premte. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë pas raportimeve se Latifi ishte shtrirë në QKUK.

Sipas ministrisë, gjendja shëndetësore e ministrit është stabile.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti”, thuhet në njoftimin e shkurtër të MSh-së.

Homologia e Latifit nga Shqipëria, Ogerta Manasterliu ka paraparë një vizitë në Prishtinë gjatë ditëss ë premte. Sipas agjendës ishte planifikuar të pritej nga ministri Latifi dhe së bashku të kishin edhe një konferencë për media.

Shpërndaje