Para pak çastesh KosovaNews ekskluzivisht raportoi për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi.
Ndërkaq si njëra nga arsyet kryesore që e çuan ministrin Latifi në dorëheqje është ish anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Sejdë Tolaj.
Kosovanews merr vesh se të mërkurën ministri Latifi kishte emëruar Sejdë Tolajn drejtor të Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale (AKPM).
Sipas burimeve të KosovaNews, me këtë vendim, nuk ishte pajtuar kryeministri Albin Kurti, gjë që çoi deri tek dorëheqja e ish ministrit Latifi.
Sejdë Tolaj, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), i cili më vonë u bë pjesë e AAK-së dhe njihet si njeri i afërt i Ramush Haradinajt.
Përveç kësaj, burmet thonë se menaxhimi i dobët i kësaj ministrie nga ana e ministrit Latifi, udhëtimet , emërimi i personave jo adekuat në pozitat e larta të institucioneve shëndetësore, si në borde të ndryshme edhe nëpër agjenci, janë vetëm disa nga arsyet e dorëheqjes.
Ministri Latifi kohëve të fundit është kritikuar nga mediat dhe opinioni për shkak të menaxhimit të dobët të Ministrisë së Shëndetësisë, po ashtu edhe për udhëtimet e shpeshta jashtë vendit.
