KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kanceri zhduket te të gjithë pacientët që testuan mjekimin e ri
Shëndetësi

Kanceri zhduket te të gjithë pacientët që testuan mjekimin e ri

Kosova News
Kosova News 19:04 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ilaç i ri, i cili po testohet për kancerin kolorektal ka habitur mjekët pasi ka rezultuar 100% i suksesshëm në provat klinike

Dostarlimab, një ilaç i prodhuar në laborator, me molekula që veprojnë si antitrupa në trupin e njeriut, habiti studiuesit pasi pjesëmarrësit nuk shfaqen simptoma për një vit pas marrjes së ilaçit, shkruajnë mediat e huaja.

Mjekët kryen ekzaminime fizike, endoskopi, skanime PET dhe skanime MRI dhe nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë gjurmë të kancerit në trupin e tyre. Mjekët në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork tha se kjo ishte “hera e parë që ndodhte në historinë e kancerit”.

Dr. Diaz dhe një ekip studiuesish publikuan studimin mbi gjetjet e tyre në New England Journal of Medicine, duke përshkruar rezultatet e tyre fenomenale. Gjetjet tani po bëjnë bujë në botën mjekësore, me Dr Alan P. Venook, i cili tha për New York Times se zhdukja e simptomave për një vit tek një pacient nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

D.r Venook është një specialist i kancerit kolorektal në Universitetin e Kalifornisë dhe nuk ishte i përfshirë në studim, por ai e ka cilësuar arritjen një sukses pasi është hera e parë në botë që gjurmët e kancerit zhduken plotësisht tek një pacient.

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme sipas mjekëve është se pacientët nuk kishin simptoma pas marrjes së ilaçit. 18 pacientët me kancer kolerektal ose i zorrës së trashë, që morën pjesë në provat klinike kanë qenë të lodhur nga trajtimet e mëparshme si kimioterapia, rrezatimi dhe operacioni që mund të rezultojë në mosfunksionim të zorrëve, urinës dhe madje edhe të mosfunksionimit seksual.

Qendra e Kancerit Memorial Sloan Kettering dhe një nga bashkëautorët e studimitt, onkologu Dr. Andrea Cercek, përshkruan gjithashtu momentin kur pacientët zbuluan se tashmë nuk kishin simptoma të kancerit.

“Ata qanë nga gëzimi,” tha ajo për New York Times.

Kanceri kolorektal – i njohur më shpesh si kanceri i zorrëve, prek 100,000 australianë çdo vit, sipas Cancer Australia. Dostarlimab është një ilaçi më i fundit që është përdorur kundër kancerit. Në maj, një ekip mjekësh amerikanë zbuluan kërkimin e tyre novator që mund të nënkuptojë se jemi në rrugën e duhur për gjetjen e një kure.

Shkencëtarët i injektuan një pacienti një virus të ri të modifikuar gjenetikisht që vret kancerin. Ilaçi Vaxinia tashmë ka rezultuar i suksesshëm në testimin e kafshëve, kështu që shkencëtarët dhe studiuesit mjekësorë kanë shpresa të mëdha se rezultatet do të jenë pozitivë edhe për njerëzit.

Deri më tani, virusi Oncolytic zvogëlon tumoret e kancerit të zorrës së trashë, mushkërive, gjirit, vezoreve dhe pankreasit në provat e kafshëve./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Skanime falas për kancerin e lëkurës në Pejë, pjesë e fushatës kombëtare të vetëdijesimit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë pajiset me laser për trajtime urologjike

Kontroll i hershëm për shëndet më të mirë – aktivitete për Ditën Botërore të Hipertensionit në Pejë

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

TAGGED: kanceri, laboratori, Pacientët
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale
23:07 -21/05/2025
Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
22:19 -21/05/2025
Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re
21:57 -21/05/2025
Trepça, kampioni i ri i Kosovës në basketboll
21:51 -21/05/2025
Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave
21:19 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?