KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët diskutojnë për zbatimin e konceptit të Mjekësisë Familjare
Shëndetësi

Deputetët diskutojnë për zbatimin e konceptit të Mjekësisë Familjare

Bekim Morina
Bekim Morina 18:53 -31/05/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur tryezën me temën “Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat”.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur tryezën me temën “Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat”.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollçaku Mullhaxha tha se Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e stërmbushur me pacientë.

“Qëllimi i takimit nuk është vetëm një takim shkencor, është më shumë praktik. Ne duam të dimë për pengesat e juaja dhe për përmbushjen e kërkesave të pacientëve. Mjeku familjar është ngarkuar me shumë detyra dhe përgjegjësi, por diskursi publik është më shumë për QKUK-në”, ka thënë ajo.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se gjatë vitit do të fillojnë me listën e pacientëve dhe identifikimin e mjekut familjar.

“80 për qind e shërbimeve shëndetësore jepen nga kujdesi parësor. Ne mendojmë që në pjesën e dytë të vitit, në dy komuna të fillojmë pilot projektit me listën e pacientëve, me qëllim të identifikimit të mjekut familjar. Sfidë e shoh numrin e pamjaftueshëm e specializantëve dhe specialistëve dhe ndërrimi i shpeshtë i pushteteve lokale”, ka theksuar ai.

Muhamedali Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve deklaroi se pacientët nuk duhet të trajtohen si palë.

“Duhet të plotësohen nevojat e popullatës me kujdes shëndetësor. Nëse ne vazhdojmë të dedikojmë buxhetin të ofruesve, gjendja do të vazhdojë të jetë e njëjtë. E shohim të rrugës fuqizimin e popullatës, që me e dërgu sistemin sa më afër popullatës”, ka shtuar ai.

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi tha se hendikep për kryeqytetin është mungesa e kujdesit dytësor, që shpesh herë janë në pikun e kritikave nga kujdesi tretësor.

Ai ka folur për numrin e madh të qytetarëve të zonave të tjera që marrin shërbime në Prishtinë.

“Në vitin 2021 janë mbi 1 milion vizita dhe tre milionë shërbime. Çdo qytetari të kryeqytetit i bie që të merr 15 shërbime, që nuk është logjike”, ka theksuar ai./KP

Gjithashtu lexoni:

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

Bekim Morina 31/05/2022 31/05/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

OVL e UÇK-së dhe aktivistët e PSD-së protestojnë me mjete piroteknike kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovas
12:28 -13/05/2025
Vazhdon beteja ligjore, tani PSG padit Mbappen dhe i kërkon 98 milionë euro
12:22 -13/05/2025
Sonte Shqipëria në Eurovizion me Shkodra Elektronike
12:14 -13/05/2025
Veteranët protestojnë ndaj Trendafilovës
11:54 -13/05/2025
Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja
11:22 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?