Lajm në zhvillim22:25 – Marko Gjuriq kritikon kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj serbëve të KosovësMinistri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se e vetmja rrugë e mundshme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën mbetet dialogu, por duhet të ndërtohet në mirëbesim.
“Imazhi që ju paraqita sot është i zymtë. Në këto rrethana është e vështirë të flasim për krijimin e besimit të cilit të gjithë e besojmë që është kusht për dialogun. Ne besojmë që në këtë moment forca dhe energji të reja nevojiten për dialog që nuk ka prodhuar rezultatet për një kohë të gjatë”- tha Gjuriq.
Ai kritikoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për qasjen e tij ndaj serbëve të Kosovës.“Në këtë kontekst emisari i ri i BE-së nuk ka detyrë të lehtë por që ka përkrahjen tonë për krijimin e besimit midis palëve në dialog në këto rrethana të vështira.
Një proverb i mençur francez thot që frutat e fortë dalin nga pemët e vogla”- tha ai.Gjuriq tha se duhet të ndërtohet besimi përmes bashkëpunimit ekonomik dhe kyçjeve infrastrukturore, ndërsa njëkohësisht bëhen përpjekje për të implementuar të gjitha zotimet që janë marrë deri më tani.21:56 – Në KS të OKB-së, shefja e UNMIK-ut kërkon hetim gjithpërfshirës për sulmet në Banjskë e në kanalin e “Ibër-Lepencit”.
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i cili ndodhi më 24.09.2023, si dhe ka dënuar sulmin në kanalin e ujit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” që ka ndodhur më 29.11.2024.“Dënoj sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit” më 29 nëntor dhe ritheksoj thirrjen time për një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent për të identifikuar dhe për t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës” – ka thënë Ziadeh.
“Mëse një vit prej incidentit serioz në Banjskë ritheksoj rëndësinë për sigurimin e llogaridhënies përmes procedurave të drejta e të pavarura gjyqësore. Ky rast së bashku me atë në “Ibër-Lepenc” theksojnë nevojën për angazhim efektiv me mekanizma të ndihmës së ndërsjellë juridike për të përkrahur ndjekjen penale dhe hetimet” – ka shtuar Ziadeh.
Gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ziadeh ka shprehur brengën e saj edhe për mjetin eksploziv të hedhur në zyrën postare në Zveçan.“Dua të shpreh brengën time sa i përket mjetit eksploziv që është hedhur në një zyrë postare të hapur tash së voni në Zveçan, më 1 prill 2025 që ka shkaktuar dëme materiale.
Akte të tilla të dhunës janë të papranueshme, si dhe duhet të hetohen menjëherë në mënyrë gjithëpërfshirëse që kryerësit të vihen para drejtësisë” – ka thënë ajo.Për rastin e Banjskës janë të akuzuar 45 persona, por vetëm tre prej tyre gjenden në paraburgim. Ndaj 45 personave – në krye të të cilëve qëndron ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq – është ngritur aktakuzë më 11.09.2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Sipas aktakuzës mbi 45 të akuzuarit rëndojnë veprat penale për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje e parasë.Kjo pasi të njëjtit akuzohen se më 24.09.2023 kanë kryer sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit duke lënë të vrarë zyrtarin policor, Afrim Bunjaku.Ndërsa, sulmi terrorist në Zubin Potok e kishte dëmtuar kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit” duke lënë pa ujë disa qytete e duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike e ngrohje.
Shpërthimi që ka ndodhur më 29.11.2024 në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit” në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut ishte cilësuar nga Qeveria e Kosovës si “sulm terrorist”.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se sulmi ishte kryer nga grupe terroriste.21:41 – Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së shefja e UNMIK-ut përkujton Bajram ÇerkininNë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kushtuar raportit gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka përkujtuar kryetarin e Shoqatës së Personave të Pagjetur, Bajram Çerkini, i cili ka vdekur më 24.02.2025.
Ziadeh ka inkurajuar që të gjitha palët që të shfrytëzojnë plotësisht këtë komision të përbashkët bashkërisht me grupin ekzistues të punës për personat e pagjetur për të ecur përpara pa asnjë pengesë që të zbardhin fatin e më të dashurve të tyre. “Në këtë kontekst dua të përkujtoj vdekjen e Bajram Çerkinit, babain e një djali të zhdukur me forcë që i ka kushtuar me dekada jete avokimit për të drejtën për të ditur, përpjekjet e të cilit kanë prekur shumë komunitete e etni. Ka qenë mishërim i humanizmit i të gjithëve që janë prekur.
Trashëgimia e tij vazhdon të udhëheqë rrugën në këtë drejtim” – ka thënë Ziadeh.Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po diskutohet raporti i ri gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.Në këtë drejtim, shefja e UNMIK-ut ka përmendur edhe sulmin terrorist në kanalin e ujit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, si dhe arrestimin e disa shtetasve serbë në Gjakovë e Prizren më 05 e 06.04.2025.
Ministrja Donika Gërvalla është duke përfaqësuar Kosovën në këtë mbledhje. Ajo kishte marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit edhe më 30.10.2024.Minutat e fundit në sesionin e mbledhjes së datës 30.10.2024 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po ashtu rreth raportit gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut, dy ministrat e Punëve të Jashtme – ajo e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ai i Serbisë, Marko Gjuriq, i shfrytëzuan për kundërshti ndaj njëri-tjetrit për të drejtat e pakicave.
Edhe pse patën jo më shumë se shtatë minuta në dispozicion, Gërvalla i shfrytëzoi këta minuta që të tregojë se serbët në Kosovë jetojnë mirë dhe nuk janë të kërcënuar nga askush.Ndryshe prej saj, Gjuriq u mundua t’i bindë të tjerët për të kundërtën, madje duke e quajtur ministren kosovare si “përfaqësuese të regjimit të Albin Kurtit”.