KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: Ukraina gradualisht po fiton terren
Botë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: Ukraina gradualisht po fiton terren

Kosova News
Kosova News 15:23 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Forcat ukrainase “gradualisht po fitojnë terren” në kundërofensivën kundër pushtuesve rusë, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev më 28 shtator, disa orë pasi ushtria ukrainase tha se ka zmbrapsur një valë të madhe të sulmeve me dronë nga Rusia në jug të Ukrainës.

“[Trupat ukrainase] po përballen me luftime të ashpra, por ata ngadalë po fitojnë terren”, tha Stolenberg gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Çdo metër që forcat ukrainase rimarrin është metër që Rusia humb… Moska po lufton për deluzione imperialiste”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s po ashtu njoftoi se aleanca ka krijuar kontrata në vlerë prej 2.4 miliardë eurosh për municione të rëndësishme për Kievin, përfshirë edhe 1 miliard euro për furnizime me armë.

Sekretari i Përgjithshëm tha se lidhjet e Ukrainës me aleancën ushtarake perëndimore kurrë nuk kanë qenë më të afërta.

“Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë”, tha ai.

Gjatë samitit të NATO-s në korrik, liderët e aleancës përmes deklaratës së përbashkët thanë se e ardhmja e Ukrainës është brenda aleancës, por NATO tha se do t’i dërgojë ftesë Kievit për anëtarësim vetëm “kur anëtarët të pajtohen se janë plotësuar kushtet”.

Presidenti ukrainas kërkoi që aleanca të forcojë sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit, pasi Ukraina pret që Rusia të rinisë sërish sulmet ndaj ndërtesave të energjisë kur të ftohet moti.

“Sekretari i Përgjithshëm u pajtua që të ndërmarrë hapa për të na ndihmuar ne në këtë drejtim, për të mobilizuar shtetet anëtare të aleancës”, tha Zelensky.

Vizita e Stoltenbergut në Kiev erdhi disa orë pasi mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se shkatërroi 34 nga 44 dronët Shahed – të prodhimit iranian – që Rusia lëshoi mëngjesin e 28 shtatorit.

Ushtria tha se Rusia nisi një valë të re të sulmeve me dronë në jug të Ukrainës.

Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj në lindje dhe jug të shtetit dhe ushtria raportoi të enjten për 26 beteja të afërta të zhvilluara në rajonin lindor të Donjeckut.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?