KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shea: Cameron dëshmoi se Britania mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës
Politikë

Shea: Cameron dëshmoi se Britania mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës

Kosova News
Kosova News 21:45 -10/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Situata e ndjeshme e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ka alarmuar shtetet më të fuqishme në botë. Për këtë arsye, një vizitë të rëndësishme në Kosovë ditë më parë e bëri sekretari i jashtëm britanik, David Cameron, ku u takua me krerët shtetëror dhe me ushtarët britanik.

Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, vlerëson se vizita e David Cameron në Prishtinë, dëshmon edhe njëherë se Britania e mbështet fuqishëm Kosovën.

“Mbretëria e Bashkuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera aleate shprehën shqetësimin e tyre për situatën e sigurisë në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë. Me vizitën e tij në Kosovë, sekretari i jashtëm britanik, David Cameron, dëshmoi se Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, këto ishin mesazhe të qarta të tij. Pas ngjarjes tragjike në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Mbretëria e Bashkuara ishte nga shtetet e para që rriti prezencën ushtarakë në veriun e vendit”, ka thënë Shea, për tëvë1.

Shea, që ishte edhe Zëvendës ndihmës Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrë të jap më shumë shpjegime për ngjarjen në Banjskë.

Ai shton se kjo histori nuk mund të mbyllet vetëm pasi që një person e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës.

“Ata që nuk janë miq të perëndimit janë të interesuar të shkaktojnë probleme në rajonin e Ballkanit, siç është në këtë rast presidenti rus Vladimir Putin. Ai synon që të shtrijë ndikimin e tij në Bosnje dhe ta pengojë rrjedhën e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që pamë në Banjskë ishte shumë e rrezikshme. Ishte futur gjithë ai armatim brenda territorit të Kosovës prandaj pasojat mund të ishin shumë më të mëdha. Duhet ta dimë se kush i financoi ata paramilitare, kush i furnizoi ata me armë dhe si u futën brenda terrorit të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyre të jap shpjegime për këto çështje. Nuk mund të mbyllet ngjarja në Banjskë vetëm pasi që një person e morri përgjegjësinë për sulmin paramilitar, këtu ka akoma shumë gjëra të pathëna”, thotë Shea.

Shea nuk e sheh Serbinë si një shtet të kontrolluar nga Rusia, pasi sipas tij marrëdhëniet mes të dyja shteteve janë shumë më komplekse se kaq.

“Konsideroj që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë janë shumë komplekse. Natyrisht që Rusia ka ndikim të Serbia, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe në sektorin e biznesit. Serbia akoma vazhdon të blejë armë nga Rusia, por besoni apo jo serbët kanë bërë disa gjëra të rëndësishme për t’i ndihmuar Ukrainës. Mes tjerash, mos harroni faktin se Serbia është duke negociuar për t’u bërë anëtarë e Bashkimit Evropian. Pra unë nuk e shoh Serbinë si një shtet kukull të Rusisë, sepse konsideroj se marrëdhëniet mes tyre janë shumë më komplekse se kaq. Do të vijë një ditë që Serbia përfundimisht do ta zgjedh se në cilën rrugë të vazhdoj”, vlerëson ai.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, cili gjatë vizitës në Prishtinë deklaroi Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën për të marrë njohje të reja.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Kosova News 10/01/2024 10/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij
12:19 -19/06/2026
KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?