KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulmi ajror
Botë

ShBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulmi ajror

Kosova News
Kosova News 13:15 -20/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror të mërkurën, dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore.

“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”, tha Departamenti në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e Ambasadës amerikane në Kiev.

“Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia tha në ditën e 1.000-të të luftës.

Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në tetor se Moska do të përgjigjet, nëse Ukraina sulmon me armë amerikane thellë brenda Rusisë.

Të martën, Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e rritur rrezikun për sulme bërthamore në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur pikën më të lartë në 50 vjetët e fundit/ rel

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 20/11/2024 20/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?