KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja beson se Irani i ka dërguar Rusisë raketa me rreze të shkurtër veprimi
Botë

SHBA-ja beson se Irani i ka dërguar Rusisë raketa me rreze të shkurtër veprimi

Kosova News
Kosova News 17:07 -08/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët se besojnë se Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi për luftën e saj kundër Ukrainës, sipas dy personave me dijeni për këtë çështje. Ata nuk thanë se sa armë janë dorëzuar apo kur mund të kenë ndodhur transferimet e tyre, por konfirmuan se zbulimi amerikan ka arritur në këtë përfundim. Ata folën në kushte anonimiteti për të diskutuar për një çështje që nuk është bërë publike.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të konfirmojë dërgimin e armëve, por përsëriti shqetësimin se Irani po thellon mbështetjen ndaj Rusisë. Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Iranin prej muajsh që të mos transferojë raketa balistike në Rusi.

 “Çdo transferim i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte një përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe do të shkaktonte vrasjen e më shumë civilëve ukrainas”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savett. “Ky partneritet kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se ndikimi destabilizues i Iranit arrin përtej Lindjes së Mesme dhe në mbarë botën.”

Ky vlerësim i Shteteve të Bashkuara vjen ndërsa Kremlini përpiqet të zmbrapsë ofensivën e befasishme të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, po u kërkon me këmbëngulje aleatëve që të lejojnë vendin e tij të përdorë raketa të dërguara nga perëndimi për të goditur thellë brenda Rusisë dhe për të goditur zonat nga ku Moska ndërmerr sulmet ajrore.

Irani, siç ka bërë me përfundimet e mëparshme të zbulimit amerikan, mohoi t’i kishte ofruar Rusisë armë për luftën e saj në Ukrainë.

“Irani e konsideron si çnjerëzore dhënien e ndihmës ushtarake palëve të përfshira në konflikt – që çon në rritje të viktimave, shkatërrim të infrastrukturës dhe i bën më të largëta negociatat e armëpushimit”, sipas një deklarate të misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara.

“Kështu, jo vetëm që Irani nuk përfshihet në veprime të tilla, por gjithashtu u bën thirrje vendeve të tjera që të ndërpresin furnizimin me armë për palët e përfshira në konflikt”, vazhdon deklarata.

Drejtori i CIA-s, William Burns, i cili ishte në Londër të shtunën për një paraqitje të përbashkët me homologun e tij të zbulimit britanik, paralajmëroi për marrëdhëniet në rritje dhe “shqetësuese” të mbrojtjes që përfshijnë Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, të cilat sipas tij kërcënojnë Ukrainën dhe aleatët perëndimorë në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë ka qenë e shqetësuar prej muajsh për një marrëveshje të mundshme midis Iranit dhe Rusisë. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 08/09/2024 08/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?