Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohje publike ndaj Kosovës për bashkëpunimin në çështjet e migracionit.
Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada, u theksua se Kosova është vendi i parë në Evropë që ka pranuar të strehojë shtetas të vendeve të treta që janë larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Faleminderit partnerit tonë Kosovë,” thuhet në deklaratën e bërë nga Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.
“Sigurimi i kufirit amerikan është një prioritet kyç i Administratës Trump, dhe unë e vlerësoj shumë bashkëpunimin e qeverisë dhe popullit të Kosovës.”
Ky veprim është konsideruar nga SHBA si një dëshmi e fortë e partneritetit me Kosovën në fushat e sigurisë dhe menaxhimit të migracionit.