KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA ashpërson gjuhën ndaj Rusisë: Ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë
Botë

ShBA ashpërson gjuhën ndaj Rusisë: Ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 08:25 -19/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, përmes zv/presidentes, Kamala Harris, ShBA përcaktoi zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Numri dy i Shtëpisë së Bardhë akuzoi ushtrinë dhe autoritetet ruse se kanë kryer akte të tmerrshme, vrasje, torture dhe përdhunime gjatë luftës në Ukrainë dhe shtoi se autorët e tyre do të mbajnë përgjegjësi.

OKB i përkufizon krimet kundër njerëzimit si sulme të përhapura ose sistematik ndaj një popullsie të caktuar civile.

Ndërkohë që Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.

“Në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ne kemi shqyrtuar provat, sipas standardeve ligjore dhe nuk ka dyshim, këto janë krime kundër njerëzimit”, tha në konferencë Harris.

Ajo përmendi mizoritë barbare dhe çnjerëzore gjatë luftës në Ukrainë, duke përfshirë shumë trupa të gjetur në Bucha dhe Mariupol.

Janë 15 krime që përllogariten si krim kundër njerëzimit, mes tyre vrasja, skllavërimi, tortura, përdhunimi dhe dëbimi.

Krimet kundër njerëzimit gjykohen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, por ajo nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuarit dhe mund të ushtrojë juridiksion vetëm brenda vendeve që kanë nënshkruar marrëveshjen për ngritjen e kësaj gjykate.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fushat e grurit në Ramoc të Gjakovës

Ngrihet aktakuzë, i mori gati 2 milionë euro për vila që s’i ndërtoi

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë

Kosova News 19/02/2023 19/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?