KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sharja e kërcënimi nga Abelard Tahiri, kërkohet largimi i tij nga salla e Kuvendit
Politikë

Sharja e kërcënimi nga Abelard Tahiri, kërkohet largimi i tij nga salla e Kuvendit

Kosova News
Kosova News 12:01 -10/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka folë sot në fillim të seancës, me ç’rast për situatën e krijuar në veri pas dorëheqjeve nga Lista Serbe nuk ka fajësuar Serbinë, por Qeverinë e Kosovës, ndërsa pas mbarimit të fjalimit i ka sharë e kërcënuar ministrat e kabinetit qeveritar.

E pas përplasjes së kabinetit qeveritar me deputetin e PDK-së, ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka kërkuar që pas gjuhës ofenduese e kërcënuese Tahiri duhet të largohet nga salla.

“Duhet ta kemi parasysh fillimisht që deputeti Tahiri shau dhe kërcënoi dhe për këto sjellje duhet të largohet nga salla. Sot siklet ka vetëm Vuçiqi. Por sot po manifeston siklet edhe Abelardi dhe duhet të tregojë se cili është sikleti. Ai kishte amnistuar kriminelët serbë përderisa nuk kishte bërë asgjë për gjykim të kriminelëve të luftës në Kosovë”, ka thënë ai.

Ka qenë ministrja e Drejtësisë që u ka reaguar ashpër shefave të grupeve parlamentare të PDK-së e LDK-së, Abelard Tahiri dhe Arben Gashi, pasi këta të fundit për situatën në veri fajësuan Qeverinë dhe jo Serbinë.

“Ju ftoj mos me i keqinformu qytetarët e Kosovës. Me dal shefi i grupit parlamentar të PDK-së dhe LDK-së e me thanë që nuk ka prokurorë e gjyqtarë ne veri, shumë pak është me thanë që është keqinformim. A je në gjendje me dhanë dorëheqje nëse ajo çka ke than ti është e pavërtetë. Tash jam e gatshme bashkë me ty e me Arbenin me shku në Gjykatë në Mitrovicë aty janë prokurorët dhe gjyqtarët. Prandaj mos shpifni e mos manipuloni”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i kërcënon e shanë ministrat në sallë të Kuvendit

Pas këtyre deklaratave pati replikë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili e quajti Haxhiun “ministre e sanksionuar e ShBA-së”.

Ndërsa pas fjalës duke shkuar në vendin e tij, Abelard Tahiri ka kërcënuar e sharë ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Kështu doli e tha në foltore zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai pohoi se deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, e shau dhe e kërcënoi pasi ndali mikrofonin në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni në stilin e një banditi që vendos shurdhues në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehur një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë rast.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Tahiri, i cili këto akuza të Bislimit i quajti të pabaza dhe për të njëjtin tha se “është në gjendje të rëndë psikike”.

“Deputetë a jeni duke e pa? Këta e kanë një siklet të madh. Këta janë në një siklet që as vendi vend nuk po i zë. Ky flet akuza të pabaza, del në foltore dhe flet të pavërteta. Ky është në gjendje të rëndë edhe psikike. Ky është në gjendje të rëndë, andaj ne i kërkojmë kësaj qeverie fokus, punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave të veta”, deklaroi Tahiri.

Në mbrojtje të Bislimit doli ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mori fjalën pas Tahirit dhe pohoi pretendimet e zëvendkryeministrit se është ofenduar e kërcënuar nga deputeti i PDK-së.

“Isha edhe unë dëshmitar dhe mund ta konfirmoj atë që tha zëvendëskryeministri Bislimi se pas mbylljes së mikrofonit duke u kthyer nga foltorja në ulësen e tij kërcënoi dhe shau zëvendëskryeministrin. Ftoj Prokurorinë sepse kishte edhe kërcënim, jo vetëm gjuhë joparlamentare. Ftoj Prokurorinë ta marr shumë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajt armë me shurdhues”, tha Murati./KosovaNews/

Haxhiu i drejtohet opozitës: Sa herë ka pasur kërkesa nga Beogradi, asnjëherë nuk iu keni thënë jo

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Kosova News 11/11/2022 10/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?