KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sesioni vjeshtor i Kuvendit, a pritet që deputetët të shtyjnë përpara agjendën legjislative?
Politikë

Sesioni vjeshtor i Kuvendit, a pritet që deputetët të shtyjnë përpara agjendën legjislative?

Kosova News
Kosova News 10:59 -01/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës pritet t’i rikthehet punës në mesin e muajit shtator. Deputetët pas pushimeve verore do t’i përvishen punës në sesionin vjeshtor. Megjithëse në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje thonë se do të shtyjnë përpara agjendën legjislative, monitorues të Kuvendit shprehen skeptik për një gjë të tillë.

Sipas tyre, këta muaj deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, partitë parlamentare do të shfrytëzojnë legjislativin si një skenë për prezantimin e platformave zgjedhore.

Monitoruesi i punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Arbër Thaçi thotë për KosovaPress se partitë do të përdorin seancat plenare por edhe komisionet parlamentare, qoftë ato hetimore për fushatë zgjedhore.

“Kuvendi në tërësi do të shërbejë si një lloj skene për prezantimin e platformave politike përgjatë këtij sesioni, duke njohur funksionimin përbrenda dhe veçanërisht komisionet hetimore parlamentare. Do të jetë platforma ideale që të realizohen prezantimet por edhe përballje ndërmjet deputetëve të partive politike”, thekson ai.

Mirëpo, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh, kryetari i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Adnan Rrustemi, thotë se përkundër caktimit të datës së zgjedhjeve, mazhoranca do të jetë e fokusuar në miratimin e agjendës legjislative.

Ai thekson se prioritet do të jetë miratimi i reformës në drejtësi, duke përfshirë projektligjin për byronë, i cili më parë është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Krahas kësaj, ai shton se fokus do të jetë edhe sigurimet shëndetësore dhe buxheti për vitin 2025.

“Përkundër që janë shpallur zgjedhjet parlamentare, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë funksionimin dhe angazhimin me planifikimet paraprake dhe veçanti me agjendën legjislative. Parashihet që Kuvendi të fillojë sesionin të hënën e dytë të muajit shtator. Ndërkaq, rregullativa parasheh që Kuvendi vazhdon të funksionojë edhe pse janë shpallë zgjedhjet deri në fillimin e fushatës parazgjedhore.

Ne si Grup Parlamentar do të vazhdojmë me përkushtim dhe të pa ndikuar me trajtimin dhe miratimin e projektligjeve që tashmë janë në procedurë dhe janë në lexim të parë dhe po trajtohen nga grupet punuese. Pastaj do të vazhdojmë me përkushtim të trajtojmë disa prej projektligjeve që prekin reformën në drejtësi, Projektligjin për sigurime shëndetësore dhe Projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm që është një nga projektligjet më të rëndësishme”, deklaron ai.

Por, Thaçi nga KDI thekson se reforma të thella siç është ajo në drejtësi duhet të evitohen në sesionin vjeshtor të Kuvendit duke marrë parasysh afatet e ngushta kohore dhe zgjedhjet në fillim viti e ardhshëm.

Sipas tij, deputetët në sesionin vjeshtor duhet të miratojnë Kodin Civil.

“Tema sikurse Projektligji për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme apo të tjera që ndërlidhen me reformën në drejtësi duhet të evitohen përgjatë këtij sesioni meqenëse le të themi fillimi për të punuar në to do të ishte më tepër një përpjekje për t’i politizuar këto tema të ndjeshme në prag të zgjedhjeve.

Më tepër mendoj se legjislatura duhet të fokusohet tek trajtimi i projektligjeve që i ka në procedura, që janë ndërmjet leximeve dhe pjesa më e madhe e tyre ka mbaruar në kuptimin e trajtimit përmbajtjesore. Jo tek fillimi i draftimit të projektligjeve të reja që ndikohen te atmosfera zgjedhore. Njëra prej këtyre iniciativave është projektligji për sigurimet shëndetësore, i cili në vlerësimin tim kërkon dialog paraprak dhe… më të gjerë për t’u trajtuar në Kuvend”, thekson ai

Deputetët kanë shkuar në pushim në fund të muajit korrik. Kuvendi gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka miratuar 36 Projektligje.

Gjithashtu lexoni:

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosova News 01/09/2024 01/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?