KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer pas takimit me liderët e Luginës: Beogradi të ofrojë vende të rezervuara në Parlament për shqiptarët
Politikë

Serwer pas takimit me liderët e Luginës: Beogradi të ofrojë vende të rezervuara në Parlament për shqiptarët

Kosova News
Kosova News 18:03 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori i “John Hopkins University” dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka shkruar pas takimit që ka pasur javën e kaluar me përfaqësues të Luginës së Preshevës.

Serwer ka thënë biseda me përfaqësuesit e Luginës e ka bërë atë të mendoj përsëri për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai në “peacefare.net” ka shkruar se reciprociteti duhet të jetë rregulla mbi të cilën ndërmerren veprime sa i përket dialogut. Kur e ka thënë këtë, Serwer ka përmendur faktin se në Kuvendin e Kosovës ka ulëse të rezervuara për serbët.

Sipas analistit amerikan, bazuar në këtë fakt, Serbia duhet të jetë e përgatitur që të ofrojë numër proporcional të ulëseve të rezervuara për shqiptarët në parlamentin e Serbisë.

“Reciprociteti është një parim themelor diplomatik. Vizitorët e mi më thanë se njerëzit në Departamentin e Shtetit preferojnë termin “simetri”. E pranoj se nuk e kuptoj ndryshimin. Çështja është se çfarëdo që të kërkoni nga dikush tjetër, duhet të jeni të gatshëm të jepni diçka të barabartë në këmbim, nëse ekziston një ekuivalent. Pra, nëse ka dhjetë vende të rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës (ka), Beogradi duhet të jetë i përgatitur të ofrojë një numër proporcional të vendeve të rezervuara për shqiptarët në parlamentin serb (ku sot nuk ka asnjë”, ka shkruar Serwer.

Ai ka thënë se reciprociteti duhet të implementohet edhe kur vjen puna tek Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Serwer ka thënë se Asociacioni s’duket të ketë më shumë autoritet ekzekutiv sesa ka një shoqatë e komuniteteve shqiptare në Serbi.

“Ky parim duhet të zbatohet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që Beogradi dëshiron të formohet brenda Kosovës. Ajo nuk duhet të ketë më shumë autoritet ekzekutiv sesa një shoqatë e krahasueshme e komuniteteve shqiptare brenda Serbisë”, ka shtuar Serwer.

Profesori Serwer gjithashtu ka thënë se reciprociteti duhet të implementohet edhe sa i përket forcave ushtarake në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka rikujtuar faktin se ndërkombëtarët e kanë kufizuar Kosovën sa i përket vendosjes së ushtrisë në pjesën veriore. Serwer propozon që edhe Serbia duhet të kufizohet nga dislokimi i ushtrisë nga komunat me shumicë shqiptare.

 Derisa ka paraqitur dy harta përmes të cilave argumenton se situata “Sot nuk është kështu”.

Gjithashtu lexoni:

“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër

Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”

Pas Kurtit, Presidentja Osmani pret kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Reagon Pacolli, thotë se nuk mori ftesë nga gjykata për seancën gjyqësore – kritikon edhe mediat

Takimi Kurti–Osmani: Synohet konstituimi i Kuvendit në frymën e kompromisit

Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër
14:27 -02/07/2025
Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit
14:23 -02/07/2025
Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”
14:23 -02/07/2025
Studenti nga Beogradi rrëfen tmerrin që e përjetoi kur u arrestua nga policia serbe gjatë protestës
14:21 -02/07/2025
Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
14:17 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?