KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi e demokracisë
Politikë

Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi e demokracisë

Kosova News
Kosova News 20:40 -31/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, e ka cilësuar ngërçin politik të krijuar në Kuvendin e Kosovës si një mosmarrëveshje tipike për sistemet parlamentare, por theksoi se Kushtetuta e vendit nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj.

“Kjo është një lloj mosmarrëveshje që haset shpesh në sistemet parlamentare, megjithatë Kushtetuta e Kosovës nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj. Pa dyshim, për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një Qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar”, tha Serwer në një intervistë për RTK-në.

Sipas tij, ky ngërç dëmton imazhin e Kosovës si një histori suksesi e demokracisë në Ballkan, pasi vendi mbetet pa qeveri funksionale. Megjithatë, ai nuk pret që kjo situatë të sjellë paqëndrueshmëri të brendshme.

Sa i përket reagimit të aleatëve perëndimorë, Serwer theksoi se SHBA dhe BE e shohin këtë krizë si sfidë të përkohshme, jo si problem afatgjatë.

- Reklamë -

Ai paralajmëroi se Kosova nuk mund të ecë përpara drejt integrimit euroatlantik pa një qeveri funksionale.

“Përgatitjet për NATO dhe BE mund të vazhdojnë, por pa legjislacion të miratuar shumë pjesë të legjislacionit të BE-së nuk mund të zbatohen”.

Në fund, ai u bëri thirrje liderëve politikë që të arrijnë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, duke kujtuar se demokracia është proces afatgjatë dhe se çdo vend, përfshirë SHBA-të, përballet me sfida të tilla.

Intervista e plotë:

Gazetarja: Si e interpretoni situatën aktuale në Parlamentin e Kosovës – është thjesht një mosmarrëveshje rutinë politike apo reflekton dobësi më të thella institucionale?

Serwer: Kjo është një lloj mosmarrëveshjeje që haset shpesh në sistemet parlamentare. Megjithatë, kushtetuta e Kosovës nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj.

Gazetarja: Në çfarë mase kjo krizë ndikon në besimin e qytetarëve te demokracia dhe institucionet e shtetit?

Serwer: E vlerësoni ju më mirë se unë nëse qytetarët janë realisht të shqetësuar. Nga jashtë, duket se shoqëria vazhdon të funksionojë normalisht.

Gazetarja: Kosova shpesh është përshkruar si një “histori suksesi e demokracisë” në Ballkan. A rrezikojnë ngërçet e përsëritura politike ta dëmtojnë këtë imazh?

Serwer: Pa dyshim, po. Për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar.

Gazetarja: Cilat mund të jenë pasojat për stabilitetin e brendshëm të Kosovës nëse kriza vazhdon e pazgjidhur?

Serwer: Nuk pres paqëndrueshmëri të brendshme si pasojë e saj.

Gazetarja: Si ndikon kjo krizë parlamentare në pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë – a e dobëson apo e forcon qëndrimin e saj?

Serwer: Dialogu, në fakt, është i pezulluar – jo vetëm për shkak të situatës në Kosovë, por edhe sepse Serbia nuk ka treguar gatishmëri për të zbatuar marrëveshjet e arritura më herët. Në këtë kuptim, kriza e dobëson Kosovën në përgjithësi.

Gazetarja: A ka gjasa që Serbia ta shfrytëzojë këtë moment të mosmarrëveshjeve të brendshme në Kosovë për të avancuar agjendën e saj diplomatike?

Serwer: Beogradi me gjasë do të tentojë. Megjithatë, gjendja e brendshme në Serbi është më pak stabile dhe më pak demokratike sesa ajo në Kosovë.

Gazetarja: Si pritet ta interpretojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian këtë ngërç – si një sfidë të përkohshme apo si shenjë të problemeve afatgjata?

Serwer: Unë nuk mendoj se kjo është pasqyrim i problemeve më të thella dhe afatgjata. Kosova ka pasur rotacion të pushtetit në mënyrë të përsëritur pa këtë lloj bllokade, e cila kësaj here është krijuar nga një rezultat zgjedhor i paqartë dhe politikanë kokëfortë.

Gazetarja: A mund të ndikojë kjo situatë në përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe marrëdhëniet me aleatët perëndimorë?

Serwer: Kosova nuk mund të bëjë përparim politik pa një qeveri të plotësisht funksionale. Përgatitjet për NATO dhe BE mund të vazhdojnë, por pa legjislacion të miratuar, shumë pjesë të acquis communautaire nuk mund të zbatohen.

Gazetarja: Cilat do të ishin hapat më urgjentë që liderët politikë duhet të ndërmarrin për të rikthyer funksionalitetin dhe besimin në institucione?

Serwer: Ardhja në një marrëveshje për formimin e një qeverie funksionale dhe të fuqizuar është hapi i parë i domosdoshëm.

Gazetarja: Duke parë përpara, a besoni se Kosova ka kapacitetin të forcojë kulturën e saj demokratike dhe të shmangë kriza të ngjashme në të ardhmen?

Serwer: Po. Demokracia nuk zhvillohet brenda natës, dhe çdo demokraci përballet me sfida. Edhe Shtetet e Bashkuara sot po përballen me disa sfida shumë serioze.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 31/08/2025 31/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?