KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Server: Dorëheqja e Vulinit nuk nënkupton distancim i Serbisë nga Rusia
Politikë

Server: Dorëheqja e Vulinit nuk nënkupton distancim i Serbisë nga Rusia

Kosova News
Kosova News 17:34 -04/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Sever, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka thënë se dorëheqja e Aleksandar Vulinit nga pozita e shefit të BIA-s, nuk nënkupton distancim të politikës së Serbisë ndaj Rusisë, mirëpo përpjekje për t’i shmangur sanksionet shtesë.

Serwer tha se Uashingtoni do ta mirëpresë dorëheqjen e Vulinit, ndërsa Moska nuk do të jetë e lumtur.

I pyetur nga Evropa e Lirë se pse ka dhënë dorëheqje Vulini, Server ka thënë se ai ka qenë në presion të evropianëve dhe amerikanëve.

“Mirëpo fakti që i janë dashur tre muaj, dhe jo tri ditë, tregon se ka pasur rezistencë të madhe të presidentit të Serbisë, Vuçiq, i cili e ka pikëpamjen e njëjtë me të Vulinit dhe ambicien e njëjtë për kontroll politik të popullsisë serbe në shtetet fqinje.

Ministri serb i Brendshëm, Aleksandar Vulin dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai madje ka thënë se beson që Vulin e ka thënë të vërtetën, kur ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja e kanë kërkuar dorëheqjen e tij, në mënyrë që të mos vendosin sanksione ndaj Serbisë.

Megjithatë, ai nuk beson se dorëheqja e tij nënkupton se Serbia do të pajtohet për koncesione tjera.

“Vulini nuk është problem i vetëm në Serbi, apo në shërbimet e saj të inteligjencës. Presidenti Vuçiq nuk ka treguar asnjë shenjë keqardhjeje për ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës”, ka thënë Server.

Ai është pyetur edhe për kërkesat e reja eventuale ndaj Serbisë.

“Më 24 shtator, Serbia ka tentuar të kryejnë rebelim në Kosovë, me qëllim të krijimit të kushteve për intervenim të ushtrisë serbe. Sipas mendimit tim, Serbia do të duhej ta merrte përgjegjësinë për këto zhvillime, të kërkonte falje dhe të premtonte që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë më në të ardhmen. Ajo edhe duhet t’i dorëzojë organizatorët te autoritetet e Kosovës për gjykim. Serbia i ka kundërshtuar edhe marrëveshjet për normalizim me Kosovën, të shkurtit dhe marsit. Uashingtoni dhe Brukseli duhet t’i kërkojnë Vuçiqit që t’i nënshkruajë ato. Mirëpo, natyrisht, ai nuk do të bëjë diçka të tillë para zgjedhjeve të dhjetorit. Ndoshta as pas tyre”, tha Serwer.

Serbia i ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale për 17 dhjetor.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?