Rada Trajkoviq është ndaluar nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit.
Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiqit, e ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, duke thënë se po i ndodh sërish një ndalim nga shteti serb.
“Po flasim për Serbinë në BE dhe në Ballkanin e Hapur, ndërkaq liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen time”.
“Pyetje për presidentin, kryeministren dhe qeverinë e Serbisë: pse po e bëni këtë?”, ka shkruar Trajkoviq.
Kujtojmë se kohën e fundit, sidomos pasi Trajkoviq është emëruar si këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiqit, ndaj saj janë bërë shumë ndalesa e maltretime nga institucionet e Serbisë.
Opet sam zadrzana od strane granične policije na beogradskom aerodromu.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) March 3, 2023
Pričamo o Srbiji u EU i Otvorenom Balkanu a sloboda kretanja je bezrazložno i protivustavno ograničena meni i mojoj porodici.
Pitanje za @predsednikrs @SerbianPM @SerbianGov: zašto ovo radite?