KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
Siguri

Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic

Kosova News
Kosova News 15:17 -14/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të shtunën ka pretenduar se autoritetet në Prishtinë, me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë ndaluar tre pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe një ish-polic në pikat kufitare gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Sipas Petkoviqit, ndalimet janë bërë pa asnjë bazë ligjore dhe përbëjnë hakmarrje politike ndaj serbëve.
Ai theksoi se të ndaluarit dhe familjet e tyre jetojnë prej vitesh në Kosovë dhe ushtrojnë detyrat e tyre nëpër njësitë policore në territorin e Serbisë.


Aktualisht, siç thotë Petkoviqi, ata janë në paraburgim, ndërsa “Zyra për Kosovën do t’u sigurojë ndihmë juridike dhe do t’i informojë përmes kanaleve diplomatike përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ndërmjetësin në dialog, Peter Sorensen, për këtë veprim të paligjshëm”.

Në njoftimin e Zyrës për Kosovën përmenden vetëm inicialet e të ndaluarve dhe pikat kufitare ku janë ndaluar: N.V., (26 vjeç, Bërnjak), M.M., (28, Jarinje), dhe A.M., (36, te Dheu i Bardhë), si dhe M.S., (53, Bërnjak), i cili është polic në pension. 


Petkoviqi gjithashtu akuzoi Kurtin për shtypje politike, duke përmendur rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, të cilin e cilësoi si përpjekje për kriminalizimin e përfaqësuesve të interesave serbe dhe përpjekje për ndalim të Listës Serbe.


Petkoviq theksoi se këto veprime të njëanshme po rrisin tensionet ndëretnike dhe po pengojnë normalizimin e marrëdhënieve në rajon, duke bërë thirrje për reagim të qartë dhe të prerë nga komuniteti ndërkombëtar ndaj ndalimeve dhe përndjekjes së serbëve.


Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se Nikola Vujoviqit i është hequr shtetësia e Kosovës pasi duke shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë ka rrezikuar sigurinë kombëtare.


Gjithashtu, më 7 qershor, Serbia ka arrestuar ish-policin Arbnor Spahiu në pikën kufitare me Hungarinë, duke e akuzuar për pjesëmarrje në Banjskë në shtator të vitit 2023. Megjithatë, Policia e Kosovës ka thënë se Spahiu ka dhënë dorëheqje në vitin 2022. Atij i është caktuar masa e paraburgimit

Gjithashtu lexoni:

Tjetër valë raketash Izrael – Iran

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

13-vjeçari flet për vozitje me 168 km/h – Policia gjobit prindin

Pejë: Humb jetën ish-referenti i Gjykatës, dyshohet se u godit nga rryma elektrike

Kosova News 14/06/2025 14/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?