KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia i vazhdon lidhjet me Rusinë – Daçiqi e Vulini marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Moskë
Rajon

Serbia i vazhdon lidhjet me Rusinë – Daçiqi e Vulini marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Moskë

Kosova News
Kosova News 11:10 -25/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, kanë marrë pjesë në seancën plenare të Konferencës së 11-të Ndërkombëtare të Sigurisë të organizuar nga Rusia, shkruan Danas.

Konferenca u hap nga sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev. E më pas fjalën e kishte, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, që ishte mysafir nderi.

Milorad Dodik ka thënë se populli serb u bë viktima e parë e hegjemonisë së faktorëve perëndimor dhe NATO-s.

“Agresioni i parë i NATO-s u krye kundër Republikës Sërpska, pastaj Serbisë, pastaj vendeve të tjera”, ka thënë ai para të pranishmëve.

Në këtë manifestim në Moskë, përveç Serbisë dhe entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Sërpska, mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve të Maqedonisë së Veriut, deputeti Ivan Stoilkoviq.

Pjesëmarrësit e konferencës diskutojnë tema që lidhen me sigurinë kombëtare, rajonale dhe globale.

Kishte delegacioni nga 90 vende, ndërsa shefi i BIA-s, Vulin, ishte gjithashtu i ftuar nderi.

Pjesëmarrja e Vulinit dhe Daçiqit në këtë konferencë ishte bërë pa ndonjë paralajmërim. Analistët serbë kanë thënë se pjesëmarrja e tyre pa njoftim tregon qartazi presionin e Perëndimit që Serbia të rreshtohet krah tyre.

“Zemrat në Moskë, xhepat në Bruksel”, ka shkuar në Twitter korrespodentja e KievPost, Ivana Stradner, që e ka njoftuar pjesëmarrjen e Daçiqit e Vulinit në kryeqytetin rus. “Njerëzit duhet ta dinë të vërtetën e hidhur për Dodikun e Vuçiqin”, ka shtuar ajo.

Wow! Moscow hosts the International Security Conference. ?? Telegram reports that the Director of Serbian intelligence agency, Vulin is there!

Patrushev addressed the audience, then Serb leader from Bosnia and Herzegovina, Milorad Dodik said that “the Serbian people became the… pic.twitter.com/G8kSBvaxEf

— Ivana Stradner ???? (@ivanastradner) May 24, 2023

Gjithashtu lexoni:

Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Kosova News 25/05/2023 25/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?