Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi edhe pse mbrëmë u kthye në Kosovë, pasi nuk u lejua nga autoritetet serbe të zvillonte vizitën e planifikuar qysh më parë, do të merr pjesë në konferencën mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor që do të mbahet sot në Beograd.
Pjesëmarrja do të jetë në formën online. Kështu ka bërë të ditur Bislimi, mbrëmë përmes rrjetit social Twitter ku ndër të tjera ka folur edhe për arsyet se pse i është pamundësuar pjesëmarrja fizikisht.
“Unë do të marr pjesë online në konferencën nesër. I kërkojmë ndjesë gjithë trupit diplomatik, shoqërisë civile org. & organizatorë, që nuk mundëm të jemi aty dhe të tregojmë këndvështrimin tonë për proceset në të cilat ndodhemi. Për ngjarjet e sotme kemi informuar edhe aktorët ndërkombëtarë”, ka thënë Bislimi në Twitter.
4/5 Citizens in Serbia are exposed to a terrible propaganda from the Government of Serbia, an invented truth about the developments in Kosova and in the dialogue with Serbia. It seems that there was great resistance, to prevent the presentation of our side's version.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 27, 2022
Lidhur me këtë ka reaguar sot edhe faqja zyrtare e Konferencës së Sigurisë në Beograd, duke e shpërndarë njoftimin e Bislimit.
“Qëndroni të gatshëm”- është mbishkrimi i tyre në njoftimin e Bislimit.
#StayTuned
— Belgrade Security Conference (@B_S_C_org) October 28, 2022
??? https://t.co/JEVvyGTeey
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dje është kthyer mbrapa nga Serbia për në Kosovë. Ai ishte nisur drejt kryeqytetit serb, Beograd për të marrë pjesë në një konferencë dy ditore, në të cilën temë diskutimi ishin edhe raportet mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Mbrëmë, pas kthimit në Kosovë, Bislimi tha se gjithçka ishte në rregull deri në momentin kur u është thënë se Serbia nuk mund të ofrojë siguri apo siguria ka qenë e cenuar.
“Sot gjithçka ka qenë në rregull deri sa në një moment të caktuar na është thënë se Serbia nuk mund të ofrojë sigurinë apo siguria ka qenë e cenuar”, u shpreh numri dy i Qeverisë së Kosovës.


