KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët që paguheshin pa punuar për vite të tëra, MASHTI i detyron t’i rikthehen punës
Politikë

Serbët që paguheshin pa punuar për vite të tëra, MASHTI i detyron t’i rikthehen punës

Kosova News
Kosova News 11:31 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhjetëra serbë nuk kanë shkuar asnjë ditë në punë, por rrogën e ka marrë rregullisht dhe atë për vite të tëra. Por, kjo praktikë është ndërprerë vetëm pas gjashtë vjetësh, në shkurt të këtij viti, kur Ministria e Arsimit nuk ia ka ndarë rrogën dhe tani serbët janë detyruar t’i kthehen punës.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se 32 serbët që për vite me radhë janë paguar pa punuar, i janë rikthyer punës.

Kjo, sipas Nagavcit, ka ndodhur pasi që ajo, kur e kishte marrë mandatin kishte kërkuar që të largoheshin nga listat.

“Në momentin që e kam marr detyrën kam konstatuar që janë 32 zyrtarë serbë që nuk iu dihet as kontakti. Që nga viti 2015 deri 2021 janë paguar pa asnjë analizë. Unë iu kam kërkuar që të hiqen nga listat, pas kësaj këta janë lajmëruar dhe kanë thënë që është dashur t’u ofrohen kushtet për punë dhe se asnjëherë nuk janë kontaktuar nga askush. Si ministri jemi siguruar që t’iu kërkojmë punë dhe llogari. Këtë zyrtarë i kryejnë punët dhe japin llogari çdo muaj. Konsideroj që kemi bërë një punë shumë të mirë”, ka thënë Nagavci, në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është shqyrtuar Raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t, për vitin 2021.

- Reklamë -

Këtë Nagavci e ka thënë pasi që deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministren për pagesë të këtyre zyrtarëve.

“Keni thënë se do t’i hiqni nga pagesat mësimdhënësit, e tani keni bërë marrëveshje. Po duket që tradita po vazhdon. Zyra Kombëtare thotë që pas dy muajve janë paguar këta zyrtarë”, është shprehur Bajrami.

Nagavci ka theksuar se kanë bërë perfomancë të mirë dhe kanë realizuar shumë rekomandime që ZKA-ja ka dhënë.

Kujtojmë se gjithçka ka ndryshuar muajin shkurt të këtij viti, kur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në Kosovë nuk i ka ekzekutuar pagat për këta punëtorë./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 01/11/2022 01/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?