KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët e Kosovës presin urdhrin e Vuçiqit për zëvendësimin e targave
Siguri

Serbët e Kosovës presin urdhrin e Vuçiqit për zëvendësimin e targave

Kosova News
Kosova News 18:48 -04/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi pjesëtarët e komunitetit serb që t’i përgjigjen procesit të riregjistrimit të veturave me targa RKS (Republika e Kosovës), sytë e tyre janë drejtuar nga Beogradi zyrtar.

“Unë vozis [veturë me] targa KM [Mitrovicë e Kosovës-Kosovska Mitrovica], jam në pritje të vendimit të shtetit serb”, tha për Radion Evropa e Lirë Filip Kovaçeviq, nga Mitrovica e Veriut, një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të datës 29 qershor, veturat me targa të qyteteve në Kosovë, të cilat ende lëshohen nga autoritetet serbe, do të mund të zëvendësohen me targa RKS (Republika e Kosovës) brenda periudhës 1 gusht deri më 30 shtator.

Këto janë kryesisht vetura me targa KM (Mitrovicë e Kosovës), ndërsa ato me qytete në jug të Ibrit, si PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), janë shfuqizuar dhjetë vjet më parë.

Heqja e këtyre tabelave ishte paraparë në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të cilën Kosova dhe Serbia e arritën në vitin 2011, por ajo nuk u zbatua asnjëherë në veri të Kosovës. Prishtina zyrtare deri vitin e kaluar ka toleruar përdorimin e targave KM, edhe pse i konsideronte të paligjshme.

Vlerësohet se në veri të Kosovës janë rreth 10,000 vetura me targa KM, të cilat janë lëshuar nga Zyra serbe e Policisë për Mitrovicën, me seli në Rashkë, qytet në Serbi.

Çfarë thonë qytetarët?

Filip Kovaçeviq, nga Mitrovica e Veriut, thotë se është në pritje të vendimit të Serbisë për targat dhe shton se do të veprojë sipas “urdhrit të shtetit”.

“Ka shumë vetura dhe nëse serbët vazhdojnë të refuzojnë të riregjistrohen, atëherë do të jetë problem i madh konfiskimi i automjeteve… askush nuk do të japë pronën e tij, është pronë personale”, thotë ai.

As Zhivorad Illiq nuk do ta riregjistronte veturën e tij me targa RKS nëse “shteti [i Serbisë] nuk merr një vendim të tillë”.

“Nëse shteti merr një vendim, [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, atëherë në rregull”, thotë Iliq./rel/

Gjithashtu lexoni:

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit

TAGGED: sebet, targat, vendimi
Kosova News 04/07/2022 04/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?